katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    7 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    2 hours ago
    Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
    18 hours ago
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    21 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    21 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    21 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    21 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    21 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Roli i gjyshërve: Falë tyre, fëmijët zhvillojnë 10 vlera të vlefshme për jetë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Roli i gjyshërve: Falë tyre, fëmijët zhvillojnë 10 vlera të vlefshme për jetë

Last updated: 09/11/2025 10:22 AM
101 Shikime
Shpërndaje
Foto ilustruese
  1. katror.info>
  2. Life Style>
  3. Roli i gjyshërve: Falë tyre, fëmijët zhvillojnë 10 vlera të vlefshme për jetë

Fëmijët që rriten pranë gjyshërve marrin më shumë se dashuri – ata mësojnë durimin, respektin, vetëbesimin dhe mirësinë që i shoqëron gjithë jetën.

Contents
1. Kanë ndjenjë të fortë identiteti familjar2. Janë empatikë3. Janë të durueshëm4. Janë të qëndrueshëm5. Kanë aftësi të mira komunikimi6. Respektojnë të moshuarit7. Janë tregimtarë të mirë8. Kanë vetëbesim të lartë9. Janë mbështetës ndaj të tjerëve10. Dinë të vlerësojnë gjërat e thjeshta

Roli i gjyshërve është i veçantë: i ngjashëm me atë të hallave apo tezeve, por më i thellë dhe i lidhur ngushtë me përvojën jetësore dhe moshën. Ata janë gjithmonë aty për t’u kujdesur për nipërit, për t’i përkëdhelur, për t’u ofruar dashuri të pakushtëzuar, përqafime, puthje e shpesh edhe dhurata.

Nuk është për t’u habitur që çdo fëmijë dëshiron të jetë “i preferuari” i gjyshes apo gjyshit, edhe pse ata, si prindërit, nuk do ta pranonin kurrë hapur. Kjo nuk do të thotë se gjyshërit duan më shumë një fëmijë se një tjetër, por ndonjëherë, për shkak të rrethanave, kalojnë më shumë kohë me njërin ose thjesht përputhen më mirë në karakter.

Mundesh me e lexu edhe...

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

Gjyshërit janë një thesar i vërtetë për fëmijët – me dashurinë, përvojën dhe kujdesin e tyre ata formësojnë karaktere të qëndrueshme, të ndjeshme dhe plot dritë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në çdo rast, fëmijët që rriten pranë gjyshërve, veçanërisht ata që marrin më shumë kujdes e afeksion, zhvillojnë disa cilësi të mrekullueshme që shpesh i shoqërojnë edhe në moshë të rritur, transmeton Telegrafi.

1. Kanë ndjenjë të fortë identiteti familjar

Fëmijët që janë të lidhur ngushtë me gjyshërit rriten duke dëgjuar histori për të kaluarën e familjes, për brezat e mëparshëm dhe rrënjët e tyre. Duke kaluar kohë me gjyshërit, ata mësojnë të njohin historinë e familjes dhe të ndihen krenarë për origjinën dhe mbiemrin që mbajnë.

2. Janë empatikë

Koha e kaluar me brezin më të vjetër zhvillon ndjenjën e mëshirës dhe mirëkuptimit. Fëmijët shpesh bëhen dëshmitarë të sfidave shëndetësore apo emocionale të gjyshërve, dhe përmes tyre kuptojnë se jeta nuk është gjithmonë e lehtë. Kështu mësojnë të ndihen me zemër për të tjerët, një cilësi që e bartin gjatë gjithë jetës.

3. Janë të durueshëm

Me kalimin e moshës, gjyshërit lëvizin apo reagojnë më ngadalë, e ndonjëherë nuk janë shumë të aftë me teknologjinë moderne. Për fëmijët që kalojnë shumë kohë me ta, kjo bëhet një mësim praktik i durimit dhe mirëkuptimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

4. Janë të qëndrueshëm

Gjatë kohës me gjyshërit, fëmijët i shohin ata duke kaluar vështirësi dhe sfida, dhe mësojnë se jeta kërkon forcë dhe këmbëngulje. Ata kuptojnë se rrëzimet janë pjesë e jetës, por gjithmonë mund të ngrihesh përsëri, një mësim jetik që mbetet përgjithmonë.

5. Kanë aftësi të mira komunikimi

Gjyshërit vijnë nga breza ku bisedat ballë për ballë kishin rëndësi thelbësore. Duke kaluar kohë me ta, fëmijët mësojnë të dëgjojnë me vëmendje, të shprehen qartë dhe të vlerësojnë fuqinë e komunikimit të sinqertë.

6. Respektojnë të moshuarit

Të rritur në dashuri dhe respekt ndaj gjyshërve, këta fëmijë përçojnë të njëjtin respekt edhe për njerëzit e tjerë të moshuar. Kjo ndjenjë admirohet dhe shndërrohet në pjesë të karakterit të tyre.

7. Janë tregimtarë të mirë

Nuk ka asgjë më të bukur se kujtimet e fëmijërisë teksa je në prehrin e gjyshes apo gjyshit, duke pirë një kakao të ngrohtë dhe duke dëgjuar historitë e tyre. Këto momente ushqejnë imagjinatën dhe ndihmojnë fëmijët të mësojnë artin e rrëfimit, që shpesh e përsosin më vonë në jetë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

8. Kanë vetëbesim të lartë

Fëmijët që janë të preferuarit e gjyshërve marrin shumë lëvdata, mbështetje dhe inkurajim. Ky përkrahje e vazhdueshme u jep ndjenjën se janë të vlefshëm dhe të aftë, duke ndërtuar një vetëbesim të fortë që i ndihmon në çdo fazë të jetës.

9. Janë mbështetës ndaj të tjerëve

Dashuria dhe mbështetja që marrin nga gjyshërit krijon modele pozitive empatie dhe përkushtimi. Ata mësojnë të jenë të fortë dhe të pavarur, por edhe të gatshëm të ndihmojnë e të përkrahin njerëzit përreth.

10. Dinë të vlerësojnë gjërat e thjeshta

Momentet e qeta me gjyshërit, bisedat, lojërat, tregimet, i mësojnë fëmijët të vlerësojnë jetën për gjërat e vogla e të sinqerta. Kështu ata rriten duke dashur gjestet e vogla dhe lidhjet njerëzore të sinqerta, më shumë se dhuratat e shtrenjta apo lavdinë boshe. /Telegrafi/

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:familjaGjysheritLifestylelumturiambesatmireqenianipattop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Spalletti lavdëron Zhegrovën: “Djalosh i mençur, do të na ndihmojë shumë”
Artikulli i ardhshëm Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Life Style

Ndryshime të reja në App Store: Apple dhe Google angazhohen për më shumë transparencë

35 Shikime
Life Style

A duhet të përdorim AI për këshilla mjekësore?

54 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?