Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se pas shumë dekadash, Kosova po bëhet me një Depo Qendrore moderne të Barnave.
Sipas Vitisë, punimet për ndërtimin e depos kanë filluar në qershor të vitit 2025, ndërsa objekti, me një sipërfaqe prej 1,800 metra katrorë dhe një investim prej afro 2 milionë eurosh, do të ofrojë kushte bashkëkohore për ruajtjen e barnave. Ai ka shtuar se depoja pritet të funksionalizohet brenda këtij viti.
“Pas shumë dekadash, Kosova po bëhet me Depo Qendrore moderne të Barnave. Vazhdojmë me transformimet,” ka shkruar Vitia.
Për këtë projekt ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka theksuar rëndësinë e këtij investimi për sistemin shëndetësor.
“Shumë shpejt do të funksionalizohet Depoja Qendrore e Barnave që i ka munguar vendit për më shumë se 20 vjet,” ka shkruar ai në Facebook./Katror.info











