Në kryeqytetin e Zvicrës, në Bern, është mbajtur kampionati botëror i zgjedhjes së djathit më të mirë.
Nga 14 djathëra finalistë, katër ishin nga Zvicra. Dhe në fund, edhe fituesi u përzgjodh nga Zvicra – më saktë nga fshati Vorderfultigen në kantonin e Bernit.
Zyrtarisht, djathi bart këtë titull – “Gruyère AOP Vorderfultigen Spezial over 18 months”.
265 ekspertë nga mbarë bota testuan 5244 lloje djathi nga 46 vende. Për herë të parë, djathërat e tyre i prezantuan edhe Afganistani dhe Panamaja.
Ky ishte kampionati i 38-të me radhë dhe për herë të parë u mbajt në Zvicër. Juria ndërkombëtare përbëhet nga djathëtarë, kuzhinierë, gazetarë dhe tregtarë.

Ata punojnë në çifte ose në grupe me nga tre veta, dhe secili grup shqyrton rreth 50 lloje të ndryshme djathi.
Ndryshe nga garat e tjera, këtu djathërat nuk ndahen sipas llojit, por vendosen rastësisht nëpër tavolina.
Kështu, në një tavolinë mund të gjenden njëherësh prodhime të ndryshme, njoftojnë mediat zvicerane.
Pesë herë Zvicra ka arritur të fitojë kurorën – çdo herë me një djathë Gruyère.
Zvicerani i fundit që kishte triumfuar ishte djathëbërësi Urs Leuenberger nga Vorderfultigen (në vitin 2022)./Telegrafi/Katror.info
















