Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë sot intervenime teknike në disa zona të shërbimit.
Punimet pritet të zhvillohen në këto rrugë: “Pashko Cara”, “Gani Demolli”, “Aleksandër Moisiu”, “Qazim Bajraktari”, “Rexhep Shema”, “Agim Ramadani” dhe “Vëllëzërit Fazliu”.
KRU Prishtina thekson se nevoja për këto intervenime vjen si pasojë e dëmtimeve të infrastrukturës, të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm, si dhe mirëmbajtja e rregullt është domosdoshmëri për sigurimin e një infrastrukture funksionale të ujësjellësit.
Kompania u kërkon qytetarëve mirëkuptim gjatë realizimit të punimeve. /Katror.info











