Në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë është ndërprerë mësimi të mërkurën më 19.11.2025.
Ky është vendimi i Komiteti Komunal për Mbrojte dhe Shpëtim në Viti, i cili u mor në një takim të këtij Komiteti të thirrur nga kryetari Sokol Haliti.
Mirëpo, është bërë e ditur se ky vendim është vetëm për ditën e sotme.
“Gjatë kësaj mbledhjeje ata u pajtuan që mësimi për sot në të gjitha shkollat e kësaj komune të ndërpritet. Kjo për shkak të gjendjes së vështirësuar të qarkullimit pas përmbytjeve që u shkaktuan në disa pjesë të komunës së Vitisë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut“, thuhet në njoftimin e Komunës, më 19.11.2025.
Reshjet e mëdha të shiut në Kosovë filluan të martën, më 18.11.2025. Kjo bëri që Komuna e Prishtinës ta anulojë mësimin në të gjitha shkollat vetëm për ditën e djeshme – 18.11.2025./Kallxo/Katror.info











