Filmi i tretë i Avatar, Fire and Ash, pritet të jetë një maratonë e mirëfilltë kinematografike.
Me premierë më 19 dhjetor, listimet e para në faqet e kinema-ve konfirmojnë se filmi do të zgjasë 3 orë e 15 minuta.
Kjo e bën atë vetëm tre minuta më të gjatë se Avatar: The Way of Water, por dukshëm më të gjatë se filmi i parë Avatar, i cili zgjaste 2 orë e 42 minuta.
James Cameron, i njohur për filmat e tij epikë dhe të gjatë, vazhdon traditën e suksesit: The Way of Water renditet si filmi i tretë më i suksesshëm i të gjitha kohëve, ndërsa i katërti është Titanic — me të njëjtën kohëzgjatje si Fire and Ash.
Publiku pritet të përballet me momente të fortë emocionale dhe spektakël vizual, elemente që e kanë kthyer Avatarin në një nga filmat më të kushtueshëm.
Pas ngjarjeve të The Way of Water, Jake Sully (Sam Worthington) dhe familja e tij vijojnë betejën për mbrojtjen e Pandorës./AP/Katror.info











