Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në partneritet me Terre des Hommes, shpallin konkursin për tregimet më të mira në media për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve në Kosovë për vitin 2025.
Tre çmime, secila prej 500 euro, do të ndahen për artikuj, reportazhe dhe dokumentarë të publikuar nga 11 Nëntori 2024 deri më 5 Nëntor 2025. Gazetarët mund të aplikojnë me më shumë se një punim.
Aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Punimi i paraqitur (artikull, dokumentar apo reportazh televiziv/radiofonik) të ketë si temë fëmijët dhe shërbimet e tyre, dhe të jetë publikuar nga 11 Nëntori 2024 deri më 5 Nëntor 2025.
- Aplikimi duhet të dërgohet vetëm në formë elektronike, në të dy adresat e mëposhtme:
- Së bashku me aplikimin, të bashkëngjiten dy dokumente:
- Të dhënat e aplikantit (emër, mbiemër, mediumi ku punon, e-mail, numër telefoni), titulli i punimit, data e publikimit dhe linku për qasje në artikull.
- Punimi i plotë me të cilin aplikanti konkuron.
Gazetarët mund të aplikojnë me më shumë se një punim.
Afati i fundit për aplikim është 25 Nëntor 2025, ndërsa fituesit do të shpallen në një ceremoni në Dhjetor./Katror.info











