katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA
    19 minutes ago
    KQZ gati të dërgojë kërkesën buxhetore për zgjedhjet e 28 dhjetorit
    13 hours ago
    Vijon dita e dytë e punimeve në Kongresin e VII të Mjekësisë
    13 hours ago
    Kosova vend mysafir në Festival de Cine Al Este në Kolumbi
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zëri që s’futet në kornizë: Një natë për Skënder Sherifin në Bruksel
    12 hours ago
    UP hap thirrjen për bursa master dhe për programin e Arteve
    1 day ago
    Plani i Rritjes shihet si hapja e tregut evropian për qytetarët e Ballkanit
    2 days ago
    ‘Kthimi i trurit’, profesorë me renome i bashkohen UP-së
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha dhe invazioni i vajzave shqiptare në muzikën botërore
    19 minutes ago
    Granit Musliu nderohet me çmimin prestigjioz “Kunstförderpreis 2025” në Bavari
    1 day ago
    Grok i Elon Musk-ut thotë se ai është më i fuqishëm se LeBron James dhe më i zgjuar se da Vinçi
    2 days ago
    Johann Wadephul: Jam fans i Dua Lipës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    3 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    4 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    4 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 month ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Portokalli të mirat dhe përfitimet që i sjell shëndetit
    1 day ago
    Tartë me dardha, mjaltë dhe djathë gorgonzola
    2 days ago
    Benefitet e lëngut të shegës
    3 days ago
    Si ndikon në trupin tonë nëse konsumojmë xhinxher për 30 ditë?
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    “Stambolli i maceve”: Qyteti ku macet sundojnë rrugët
    2 days ago
    Nauru, vendi pa kryeqytet zyrtar
    2 days ago
    Pse duhet të eksploroni Evropën në dimër?
    3 days ago
    Sezoni i “fshehtë” i Evropës po zhduket
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Bebe Rexha dhe invazioni i vajzave shqiptare në muzikën botërore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Bebe Rexha dhe invazioni i vajzave shqiptare në muzikën botërore

Last updated: 22/11/2025 11:10 PM
20 Shikime
Shpërndaje
Bebe Rexha | Foto: AP

Nëse Rita Ora e ka hapur shtegun e suksesit dhe Dua Lipa e ka betonuar atë shteg nga Britania, edhe përtej Oqeanit Atlantik e kanë dëshmuar këtë sukses vajzat nga trevat tona. Kur në moshën 21-vjeçare Flamur Rexha nga Dibra emigroi në Shtetet e Bashkuara, është vështirë të besohet se ai mund ta kishte parashikuar që tri dekada më vonë vajza e tij, Bleta, do të bëhej këngëtare, kompozitore dhe autore tekstesh të muzikës me sukses dhe famë globale.

Në vitin 2013, reperi Eminem realizoi njërin ndër hitet më të mëdha të tij, “The Monster”, në duet me Rihannën, i cili u rendit në vendin e parë në pothuajse të gjitha top-listat botërore dhe fitoi çmimin Grammy. Pak kush asokohe kishte vënë re se bashkautore e këtij hiti ishte Bebe Rexha, pra Bleta Rexha.

Kënga “Hey Mama” nga David Guetta, në bashkëpunim me Nicki Minaj, Afrojack dhe Bebe Rexhën, nuk do të kishte qenë aq e suksesshme pa kontributin bashkautor të Bleta Rexhës, e cila për autorësi përdori emrin e saj të vërtetë.

Mundesh me e lexu edhe...

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Në vitin 2017, bashkëpunimi “Meant to Be” me dyshen amerikane të muzikës country Florida Georgia Line theu rekorde, duke u bërë kënga country më e transmetuar e të gjitha kohërave në Spotify. Ajo u nominua edhe për Performancën më të Mirë të Duetit/Grupit Country në Çmimet e 61-ta Grammy. Edhe në këtë rast, Bleta Rexha ishte bashkautore, e kredituar me emrin e saj të plotë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe kështu mund të vazhdonim gjatë — në rap, hip-hop, country, apo pop — Bebe Rexha ka qenë dhe mbetet një emër i kudondodhur në muzikën amerikane në dy dekadat e fundit. Ajo ka grumbulluar më shumë se 12 milionë shitje të përgjithshme të këngëve, 6 miliardë transmetime globale dhe një audiencë radiofonike prej më shumë se 10 miliardësh. I gjithë ky talent, te një vajzë nga një familje modeste shqiptare në Nju Jork.

Bleta Rexha lindi më 30 gusht 1989, në Brooklyn, New York, nga prindër shqiptarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Babai i saj, Flamur Rexha, lindi në Dibër dhe ishte mjeshtër picash, ndërsa nëna e saj, Bukurie Rexha, lindi në Shtetet e Bashkuara, në një familje shqiptare me rrënjë nga Gostivari. Babai i Bebes e ngriti familjen duke bërë pica në Nju Jork, kështu që, natyrisht, ajo ka pikëpamje të forta mbi këtë temë.

“Një picë e mirë duhet të jetë e thjeshtë”, thotë ajo, “Pica më e mirë ka një kore të këndshme krokante, pastaj një salcë domatesh të shkëlqyer dhe një mocarela shumë të mirë. Kur e palosni përgjysmë, nuk duhet të përmbyset, duhet të qëndrojë drejt. Dhe gjithmonë duhet të ketë një grimcë të vogël vaji që rrëshqet në mjekër. “Ky është pasioni im i vërtetë,” pat thënë Bebe më 2018.

Në moshën tetëvjeçare, ajo vendosi të fillonte të luante në bori, instrument të cilit ia atribuon mprehjen e veshit për melodinë. Rexha fillimisht mësoi vetë të luante bori dhe më vonë mësoi gjithashtu të luante kitarë dhe piano. Ajo ndoqi shkollën e mesme Tottenville në Staten Island, ku këndoi në kor dhe mori pjesë në një sërë muzikalesh. Gjatë kohës në korin e shkollës së mesme, ajo zbuloi se ishte një soprano koloraturë, lloj sopranoje operistike që karakterizohet nga ritme të shpejta, alternime dhe trille të sakta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Bebe Rexha me prindërit

Si adoleshente, ajo paraqiti një këngë për t’u interpretuar në kompetencën vjetore “Grammy Career Day” të Akademisë Kombëtare të Arteve dhe Shkencave të Regjistrimeve, dhe fitoi çmimin “Këngëshkruesja më e mirë për adoleshentë” nga 700 konkurrues. Si rezultat, ajo nënshkroi një kontratë me zbuluesen e talenteve Samantha Cox.

Në vitin 2010, Pete Wentz nga grupi rock-punk Fall Out Boy, gjatë një pauze në studio, dëgjoi rastësisht Bebe-n duke kënduar në dhomën tjetër. Brenda pak minutash, ata ranë dakord se duhej të formonin një grup të ri, dhe kështu u krijua grupi Black Cards.

I prezantuar si një “bashkim i muzikës reggae dhe elektronike”, Black Cards vazhdoi të publikonte disa këngë, duke përfshirë Club Called Heaven dhe Dr. Jekyll & Mr. Fame. Megjithatë, në janar 2012, Wentz njoftoi se Bebe kishte lënë grupin për të ndjekur projekte të tjera. Bebe Rexhës iu dha Bursa Abe Olman (themeluesit të Sallës së Famës së këngëshkruesve) për kontributet e saj si kompozitore. Black Cards, si grup, më vonë atë vit pushoi së vepruari.

Pasi Black Cards u shpërbë, Bebe nënshkroi një marrëveshje me Island Records, e cila gjithashtu nuk funksionoi. Këngëtarja ishte e dëshpëruar, por ajo këmbënguli.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Isha e gatshme ta rrëzoja derën me shkelm. Unë nuk do të largohesha. Nëse dikush do të ma hapte derën dhe do të më përzinte, unë do të trokisja përsëri dhe do të thosha: ‘Jam kthyer!’” – tha ajo për BBC në vitin 2018.

Ajo, më në fund, fitoi njohje si kompozitore, duke shkruar hite për Selena Gomez dhe grupin korean Shinee, ndërsa përfshinte dhimbjen dhe frustrimin nga refuzimet e mëparshme në këngët e saj.

Në vitin 2013, Bebe filloi të shkruante një këngë të quajtur “Monster Under My Bed”, e cila ishte menduar të përfshihej në albumin e saj debutues.

Ankthin dhe depresionin që trajtonte kënga, ajo i konsideronte si pjesë të “përbindëshit” që mbante brenda vetes. “Ishte një këngë për veten time, ku thashë: ‘Kjo është ajo që jam. Nuk po ndryshoj dhe duhet ta pranoj,” kishte treguar ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Demoja origjinale përmbante dramë emocionale me atmosferë të errët, dhe Bebe kishte një ndjesi intuitive se Eminem do të lidhej me frymën e tekstit. Intuita e saj rezultoi e saktë: Eminem e realizoi këngën me titullin “The Monster”. Ai e shndërroi këngën në një sukses botëror, duke arritur vendin e parë në 23 shtete. Edhe pse Rihanna e zëvendësoi Beben në refren, vokalet origjinale të Bebe-s në sfond mbetën të paprekura.

Në vitin 2013, Rexha nënshkroi një kontratë me Warner Bros. Records si artiste solo. Më 21 mars 2014, ajo publikoi këngën e saj të parë, “I Can’t Stop Drinking About You”. Më 12 maj 2015, ajo publikoi EP-në e saj të parë, “I Don’t Wanna Grow Up”, përmes Warner Bros Records.

Që atëherë, Rexha ka bashkëshkruar dhe realizuar “Hey Mama” nga David Guetta, Nicki Minaj dhe Afrojack, e cila u nominua për çmimin Billboard Music Award për këngën më të mirë Dance/Electronic. Ajo gjithashtu u rendit në vendin e parë si në listat Billboard Pop, ashtu edhe në ato Rap me këngën e saj të suksesshme “Me, Myself & I” me G-Eazy. Kënga e saj “I Got You” ka më shumë se 265 milionë shikime, ndërsa “No Broken Hearts”, me Nicki Minaj, ka më shumë se 253 milionë shikime.

Ajo gjithashtu është pjesë e këngës së Martin Garrix, “In the Name of Love”, e cila ka grumbulluar më shumë se 414 milionë shikime. Rexha publikoi EP-në e saj të dytë dhe tretë, “All Your Fault: Part 1”, dhe , “All Your Fault: Part 2”, në vitin 2017. Albumi i saj i parë “Expectations” u publikua më 22 qershor nga Warner Bros Records dhe përmban këngën e saj të suksesshme, “I’m a Mess”, si dhe hitin e saj global, “Meant to Be”, me Florida Georgia Line, i cili qëndroi në listën e këngëve country të Billboard për 50 javë rresht, duke thyer rekordin. Rexha u nominua në dy kategori për Çmimet e 61-ta vjetore GRAMMY: për Artistin më të Mirë të Ri dhe për Performancën më të Mirë të Dyshes/Grupit Country. Billboard e quajti Bebe Rexhën “një nga artistet më të guximshme të vitit 2017”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bebe, në albumin e saj të dytë “Better Mistakes”, punoi dhe e përfundoi atë para pandemisë COVID-19. Më 15 prill 2021, ajo zbuloi listën e këngëve në llogaritë e saj në mediat sociale. Albumi u bë i disponueshëm për porosi paraprake më 16 prill, pas publikimit të këngës “Sabotage”. Bebe e përshkroi albumin si një album pop me “shumë elemente hip-hop”.

Kënga hapëse, “Break My Heart Myself”, në të cilën merr pjesë Travis Barker, i referohet mënyrës se si Rexha jeton me çrregullimin bipolar. Robin Murray nga revista Clash e quajti albumin një “përvojë pop si buldozer, që i jep Bebe Rexhës hapësirë për të amplifikuar fuqinë e saj ndërsa ekspozon pasiguritë e saj”, duke e përmbledhur më tej si “13 këngë që nxjerrin në pah të vërtetat e tyre”.

E inspiruar nga muzika e viteve 1970, Bebe Rexha publikoi albumin e saj të tretë më 2023, i cili përmban elementë të funky, disco, pop dhe rock. Albumi fokusohet në temat e fuqizimit, vetëreflektimit dhe zhvillimit personal. Tre këngë, “Heart Wants What It Wants”, “Call on Me” dhe “Satellite” me Snoop Dogg, u publikuan midis shkurtit dhe prillit 2023, ku u përfshi edhe hiti “I’m Good (Blue)” me David Guetta. “Heart Wants What It Wants”, “Satellite” dhe kënga jashtë albumit, “Seasons” me legjendën e muzikës country, Dolly Parton, u shoqëruan me videoklipe. Bebe mori një pritje të ngrohtë nga kritikët për muzikën, tekstet dhe interpretimet vokale, si dhe për shkathtësinë e saj artistike.

Bebe Rexha ka marrë pjesë gjithashtu edhe në filma dhe televizion. Debutimi i saj ishte në filmin artistik të vitit 2021, në komedinë kriminale “Queenpins”. Ajo gjithashtu i dha zërin personazhit Tuesday në filmin e animuar të vitit 2019, “UglyDolls”, dhe u shfaq si trajnere në The Voice. Në “Queenpins”, Bebe luan rolin e Tempe Tina, një hakere kompjuterësh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përveç talentit artistik, Bebe Rexha ka edhe aftësi lidershipi, me iniciativa të mëdha në shumë fusha. Në vitin 2018, Bebe organizoi një darkë në Hollywood për artistet, kompozitoret dhe producentet më të suksesshme femra – duke përfshirë Kelsea Ballerini, Avril Lavigne, Charli XCX, Emily Warren (e cila shkroi “New Rules” për Dua Lipën) dhe Erika Ender (e njohur për “Despacito” të Luis Fonsit). Të gjithë pjesëmarrësit në tryezë kishin dhjetë hitet më të mira – dhe të gjitha ishin krijuar nga gra.

E quajtur “Women In Harmony”, ngjarja ishte krijuar për të forcuar lidhjet midis grave në një industri të dominuar nga meshkujt.

“Problemi është se 84% e këngëve në radio janë të shkruara nga meshkujt, kështu që sigurisht që gratë ndonjëherë bëhen pak të rezervuara dhe shfaqin konkurrencë, sepse kemi pak hapësirë në këtë industri,” tha ajo në këtë rast dhe vazhdoi: “Pra, mënyra se si e përmirësojmë pozitën tonë është të krijojmë më shumë hapësirë për veten tonë. Si e bëjmë këtë? Shtrojmë darka, ndërtojmë marrëdhënie, mbështesim femrat e tjera, telefonojmë njëra-tjetrën, bëjmë takime, bashkëpunojmë me njëra-tjetrën – në vend që të bëjmë garë konkurruese ku përpiqemi të eliminojmë njëra-tjetrën,” përfundoi ajo.

Bebe Rexha nuk e ka kursyer veten as në aktivitetet humanitare. Ajo ka marrë pjesë dhe ka performuar në gala-t e amfAR, të cilat mbledhin fonde për kërkimin, parandalimin dhe edukimin mbi AIDS-in. Po ashtu, është një avokate e zëshme për ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor, duke përdorur platformën e saj për të ulur stigmën dhe duke folur publikisht për përvojat e saj me çrregullimin bipolar dhe sfida të tjera. Në vitin 2019, ajo vet zbuloi se vuan nga çrregullimi bipolar, ndërsa në vitin 2023 u diagnostikua me sindromën e vezoreve policistike. Ajo mori pjesë në fushatën “Getting Better Together” të Institutit “Child Mind” për të luftuar stigmën lidhur me shëndetin mendor te fëmijët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas tërmetit të vitit 2019, Rexha udhëtoi drejt Shqipërisë për të ofruar ndihmë, duke dhuruar personalisht fonde dhe më pas duke marrë përsipër rindërtimin e shtëpisë së një familjeje të shkatërruar. Ajo ka bërë thirrje publike për donacione për Spitalin e Dibrës, i cili po përballej me mungesa fondesh, dhe ka dhuruar 10,000 euro për këtë kauzë.

Në vitin 2024, Bebe Rexha mori pjesë në Sunny Hill Festival, duke i shtuar festivalit peshë globale dhe duke e ndihmuar që ai të renditej ndër kategoritë më të mira të festivaleve në botë.

Ashtu si Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max, Bebe është me prejardhje shqiptare. Suksesi i këtyre vajzave u përshkrua në një artikull të BBC-së për Bebe Rexhën si “invazioni i vajzave shqiptare në muzikën botërore”.

Kur u pyet se si e shpjegon këtë fenomen, ajo u përgjigj: “Ka diçka në ujë në trevat tona që na bën zërin e bukur,” thotë ajo duke qeshur. “Ne jemi të forta. Jemi të ndërtuara të tilla që mund t’i rezistojmë çdo gjëje.”/Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Dua Lipa, fuqia e talentit, guximit dhe identitetit
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Beteja e Çanakalasë në këngë – nga melosi turk dhe irlandez te klasikja dhe Power Metal
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
TAGGED:artisteBebe RexhaBleta RexhaDavid GuettaDua LipaEminemHey MamaI'm goodMonsterpeoplerita orashqiptaretopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Zëri që s’futet në kornizë: Një natë për Skënder Sherifin në Bruksel

50 Shikime
Lajme

Reuten: Pasi zgjedhjet lokale u kryen, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës

44 Shikime
People

Granit Musliu nderohet me çmimin prestigjioz “Kunstförderpreis 2025” në Bavari

53 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?