katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    12 minutes ago
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    56 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    1 hour ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    6 minutes ago
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    23 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026

Last updated: 24/11/2025 3:28 PM
64 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për bartjen e mjeteve vetanake të kryeqytetit dhe për buxhetin e vitit 2026. 

Seanca do të mbahet të enjten, më 27 nëntor. 

Vendimi vjen pasi që të hënën transporti publik i kryeqytetit u pezullua. Transportuesit privatë kanë protestuar para Komunës së Prishtinës, pasi që kanë marrë vendim që të pezullojnë të gjitha linjat në Prishtinë, për shkak të mospagesës nga Komuna e Prishtinës.

Mundesh me e lexu edhe...

AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve

Qeveria në detyrë dhe zyrtarët komunalë vazhdojnë të mos i kursejnë që disa muaj akuzat ndaj njëri-tjetrit për situatën e komplikuar me financat në komunë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë pjesë në protestën para objektit të Qeverisë së Kosovës më 24 nëntor, bashkë me operatorët privatë të transportit publik, duke e akuzuar ekzekutivin për “fonde të mangëta”, të cilat, sipas tij nuk kanë mjaftuar për t’i obligimet ndaj operatorëve.

Më vonë përfaqësuesi i shoqatës së transportuesve privatë, Avdyl Brajshori, ka thënë se në takimin me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, u është thënë se duhet mbledhur Kuvendi Komunal i Prishtinës e ta kalojë bartjen e mjeteve. 

Brajshori ka thënë se po shkojnë sërish ta takojnë kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur një ditë më parë se Zyra e Thesarit të Shtetit qysh të premten e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, për t’i paguar disa shërbime esenciale, siç është energjia elektrike.

“Mirëpo në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan që përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se ‘i kryejmë të hënën’”, ka bërë të ditur Murati përmes një postimi në Facebook.

Kuvendi i Kosovës e pati edhe një mundësi të fundit për t’i votuar katër projektligje të rëndësishme për vendin javën e kaluar, para se ky institucion të shpërbëhej dhe të caktohej data për zgjedhje të reja.

Në mesin e katër projektligjeve, ishte edhe ai për miratimin e buxhetit për tri komuna të Kosovës: Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun. Pavarësisht thirrjeve të Lëvizjes Vetëvendosje, parti që tani udhëheq me Qeverinë në detyrë, partitë tjera nuk patën gatishmëri për t’i miratuar këto dokumente./Katror.info

TAGGED:2026Buxhetikuvendi i prishtinesmjetet vetjakePrishtinaTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm 7.7 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme
Artikulli i ardhshëm KE e FFK-së e vlerëson të rëndësishme arritjen e Kosovës në play off

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit

8 Shikime
Lajme

Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri

5 Shikime
Lajme

Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së

34 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?