Kosova do të jetë nikoqire e dy kampionateve evropiane në basketboll – Kampionati Evropian i FIBA-s për Vendet e Vogla – Femrat, Qershor 2026 (FIBA Women’s European Championship for Small Countries) si dhe FIBA U18 EuroBasket për Femra, Divizioni C – Korrik 2026 (FIBA U18 Women’s EuroBasket, Division C), ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).
“Jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë se Bordi i FIBA Evropës, në mbledhjen e fundit në Bukuresht, i ka besuar Kosovës organizimin e dy ngjarjeve madhore për vitin 2026! Me prezencën e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu, si anëtar i Bordit të FIBA Evropës, u vendos që qyteti i Pejës të jetë qendra e basketbollit evropian për femra. Kjo është një dëshmi e punës së palodhshme të FBK-së dhe besimit që strukturat ndërkombëtare kanë tek ne,” thuhet në njoftimin e FBK-së.
Ndërkaq, FIBA ka zgjedhur Kosovën edhe për organizimin e FIBA Europe 3×3 Qualifier për 2 vite radhazi, 2026 & 2027 në Prishtinë!
“Shihemi verës në Pejë për spektakël basketbolli!
“, ka shkruar FBK./Katror.info











