Përditësimi i iOS 26 për iPhone u fokusua kryesisht te ndërfaqja e re e përdoruesit, ‘Liquid Glass’, si dhe disa funksione të reja.
Megjithatë, përditësimi i ardhshëm i madh, iOS 27, pritet të përqendrohet te përmirësimi i performancës dhe funksionalitetet e inteligjencës artificiale.
Sipas Mark Gurman nga Bloomberg, iOS 27 do të sjellë “përmirësime të cilësisë dhe veçori të bazuara në inteligjencë artificiale”, raporton Telegrafi.
Ai theksoi se Apple po i kushton rëndësi korrigjimeve të gabimeve, përforcimit të performancës së sistemit bazë dhe stabilitetit të përgjithshëm të platformës.
Përveç optimizimeve të performancës dhe stabilitetit, Apple pritet të prezantojë edhe funksione të reja të inteligjencës artificiale në këtë përditësim.
Gurman shtoi se përditësimi do të zgjerojë përdorimin e inteligjencës artificiale në më shumë aplikacione dhe do të përfshijë një asistent të fokusuar te shëndeti, si dhe aftësi kërkimi në internet të mbështetura nga inteligjenca artificiale.
Gjithashtu, Apple po zhvillon një chatbot të plotë, të quajtur “Veritas”, që synon të përmirësojë funksionimin e Siri-së.. /Katror.info














