katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    9 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    23 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    2 hours ago
    Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    21 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    21 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    21 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    21 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Samiti për Paqe e Demokraci në Prishtinë në fokus dezinformimin dhe sfidat ndaj normave demokratike
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Samiti për Paqe e Demokraci në Prishtinë në fokus dezinformimin dhe sfidat ndaj normave demokratike

Last updated: 25/11/2025 12:32 PM
51 Shikime
Shpërndaje
Foto: EO
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Samiti për Paqe e Demokraci në Prishtinë në fokus dezinformimin dhe sfidat ndaj normave demokratike

Në kryeqytet ka nisur punimet Samiti i Paqes dhe Demokracisë në Kosovë (KPDS), me temën “Çrregullim i ri botëror: dezinformim, mosbesim dhe çmontim i normave demokratike”, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësues të shoqërisë civile, diplomatë, studiues dhe drejtues organizatash ndërkombëtare janë mbledhur për të diskutuar sfidat globale që ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen demokratike të vendit dhe rajonit.

Drejtoresha Ekzekutive e New Social Initiative, Jovana Radosavljeviq, theksoi se vështirësitë financiare me të cilat po përballet shoqëria civile lidhen me lodhjen e publikut dhe mungesën e një perspektive të qartë për përfundimin e betejave që ajo i konsideron të drejta. Ajo e përshkroi shoqërinë civile si “një xixëllonjë të vetme” që mban gjallë dialogun në realitetin politik që, sipas saj, po errësohet dita-ditës.

Mundesh me e lexu edhe...

Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri

Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, u shpreh se shpreson që samiti të nxisë më shumë bashkëpunim, si mes organizatave të shoqërisë civile ashtu edhe në ruajtjen e dialogut mbi çështjet kyçe të demokracisë dhe sigurisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Drejtori Ekzekutiv i Sbunker, Bardhi Bakija, vuri në pah se edicioni i sivjetshëm po zhvillohet në një kohë të karakterizuar nga “inxhinieria e narrativave”, e cila po formëson realitetet politike dhe duke dëmtuar thellë normat demokratike. Ai paralajmëroi se Ballkani Perëndimor po rrëshqet drejt miteve etnike dhe nacionalizmit performativ, duke u bërë terren i favorshëm për luftën informative të aktorëve globalë.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se shoqëritë në Kosovë dhe rajon po përballen me sfida të paprecedentë, veçanërisht me dezinformimin dhe polarizimin, të cilat po minojnë besimin publik. Ai rikujtoi se Kosova renditet e 40-ta nga 41 vende në Indeksin Evropian të Edukimit Mediatik, duke theksuar mungesën e investimeve dhe të një strategjie kombëtare për edukimin medial. Sipas tij, shoqëria civile mbetet “vija e parë” në këtë përpjekje.

Presidenti dhe CEO i Fondit Rockefeller Brothers, Stephen B. Heintz, vlerësoi se titulli i samitit është “jashtëzakonisht i qëlluar”, pasi bota po kalon një periudhë të rrezikshme ku demokracitë po përballen me rënie, kufizim të hapësirës qytetare dhe rritje të praktikave autokratike. Ai theksoi se Ballkani përballet me pasojat e tensioneve të vjetra dhe me ndikimin e dezinformimit, duke shtuar se demokracia nuk e mbron veten dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm qytetar dhe institucional.

Në kuadër të samitit u mbajt edhe një bisedë një-më-një mbi sfidat e dialogut Kosovë–Serbi në kushtet e luftës së narrativave. Po ashtu, gjatë ditës dhe nesër pritet të zhvillohen disa panele tematike, përfshirë:

  • Etno-politika e ringarkuar: radikalizimi, siguria dhe e ardhmja rajonale
  • Si i formësojnë narrativat e keqdashje Ballkanin Perëndimor
  • Roli i OJQ-ve në arkitekturën e ndërtimit të paqes në OKB
  • E ardhmja e integrimit evropian: kush do ta kapë trenin e BE-së 2030?

Samiti synon të ofrojë një platformë për debat konstruktiv dhe për identifikimin e mekanizmave të përbashkët që mund të forcojnë demokracinë, transparencën dhe rezistencën ndaj dezinformimit në Kosovë dhe rajon./Katror.info

TAGGED:demokraciaDezinformimiEOlajmenormatpaqjaPrishtinetop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pse limonët shiten në qese rrjetë të verdha?
Artikulli i ardhshëm Punëtorët e RTK-së edhe sot në grevë, i bëjnë thirrje Kurtit ta bëjnë zgjidhjen

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

9 Shikime
Lajme

Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së

7 Shikime
Lajme

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?