Anita Aliu, pianiste nga Kosova, ka bërë të njohur talentin dhe angazhimin e saj ndërkombëtar duke marrë një çmim dhe mirëjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut. Ajo pati gjithashtu mundësinë të mbajë një fjalim përkrah liderëve, ambasadorëve, deputetëve dhe senatorëve të nderuar, duke përfaqësuar vendin e saj me art, integritet dhe përsosmëri.
“Ky nder nuk është vetëm një ngjarje — është një kujtesë se sa larg mund të shkojë një ëndërr,” shkruan Aliu në rrjetet e saj sociale, duke shprehur mirënjohjen e thellë dhe përkushtimin për të vazhduar përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ky moment nënvizon ndikimin e Kosovës në fushat kulturore dhe artistike jashtë vendit dhe shërben si inspirim për talentet e reja që aspiron të lënë gjurmë globale./Katror.info










