Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se parakalimi tradicional për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt, sivjet do të zhvillohet në një lokacion të ri. Për dallim nga vitet e kaluara, kur parakalimi mbahej në sheshet qendrore të Prishtinës, këtë vit aktiviteti do të zhvillohet në rrugën “Luan Haradinaj”, nga “Qafa” deri te “New Borni”.
Lajmin e ka konfirmuar Vëllazërim Qerimi, shef i sektorit të informimit publik në FSK. Sipas programit të manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë, parakalimi do të fillojë prej orës 11:30.
Zhvendosja e lokacionit synon të lehtësojë organizimin e parakalimit dhe të sigurojë një zhvillim më të rregullt dhe të sigurt të aktiviteteve festive./Katror.info










