Kryetari i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha, ka njoftuar se me kërkesë të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, seanca konstituive nesër do të mbahet me fillim nga ora 17:00.
Kjo kërkesë erdhi pasi në kuadër të procesit të gjykimit që po zhvillohet në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, fjalën do ta ketë mbrojtja.
“Data mbetet nesër, ora ka ndryshuar me kërkesë të nënkryetares Vlora Çitaku që për shkak të rrethanave në të cilat gjendemi, nesër, kur do të ketë mbrojtja fjalën e vet gjatë ditës. Në respekt për atë që po ndodhë në Hagë të gjitha subjektet politike kanë pranuar që seanca të mbahet në ora 17:00 dhe pastaj të vazhdohet me votimin e qeverisë”, ka thënë Basha në deklarimin për media pas takimit me partitë politike lidhur me seancën konstituive të Kuvendit./Katror.info










