Bëhet e ditur se në Kopenhagë, përfaqësuesi i Shqipërisë u përzgjodh si finalist në Finalen Botërore të Creative Business Cup, përcjell albinfo.ch.
Me startupin e tij L.C Videography dhe dronin manual FPV, Ledio Cerka është një dëshmi e shpirtit krijues dhe aftësive teknike të të rinjve tanë të talentuar.
Kjo arritje dëshmonë potencialin e shqiptarëve në skenën ndërkombëtare.
Creative Business Cup është një konkurs vjetor global, ku regjistrohen pjesëmarrës nga më shumë se 80 vende nga e gjithë bota. Konkursi është për startup-et kreative dhe inovative dhe është formuar nga një qëllim i përbashkët i të gjithë Partnerëve Kombëtarë në Rrjetin e Biznesit Kreativ, për lidhjen dhe fuqizimin e industrive kulturore dhe krijuese në mbarë botën. /Katror.info
Përgatiti:
