katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Sot hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    2 hours ago
    Diell, pak reshje dhe freski – Moti i javës në 1 minutë
    2 hours ago
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    13 hours ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Birrë, muzikë dhe festë – Beerfest publikon Lineup-in zyrtar
    15 minutes ago
    Moskonstituimi i Kuvendit, Presidenca ka gati një draft për ta dëguar në Kushtetuese
    20 minutes ago
    “Tapeti i kuq” i Kanës, në funksion të mjedisit
    27 minutes ago
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa do të jetë ylli i Super Bowl-it 2026?
    34 minutes ago
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    16 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    15 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    15 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    5 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    5 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    5 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    6 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    6 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ‘Anibar’ sivjet me 134 filma ilustron botën e animacionit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

‘Anibar’ sivjet me 134 filma ilustron botën e animacionit

Last updated: 24/06/2024 11:37 AM
109 Shikime
Shpërndaje
Foto: Substack

Ftesa për ta shtypur patriarkatin që vjen nga “Anibari” sivjet do të bëhet me gjithsej 134 filma të animuar të ndarë në nëntë kategori, gjashtë prej tyre garues. Datat dihen: prej 15 deri më 21 korrik. Edhe tema “Smash the Patriarchy”, të cilën Festivali Ndërkombëtar i Animacionit e publikoi javën e kaluar. Në javën e tretë të korrikut nis edhe shpalosja e programit për sivjet.

Filmat që ndërtojnë edicionin e sivjetmë janë krijime të veçanta që vijnë nga të katër anët e botës. Është e qartë se janë të stileve, teknikave e me qasje të ndryshme.

Sivjet është veç një film vendor në program – “Flower of a thousand colors” i Ilir Gashit në kategorinë e Audiencës së Re, jashtë garës. Por janë dy filma të animatorëve nga Shqipëria: “The salmon coronach” i Indrit Mesitit, që është në kategorinë e Videoanimacioneve Muzikore, ndërsa Ramona Kristo e ka punuar filmin “Keep” bashkë me  Andrei Campan.

Mundesh me e lexu edhe…

Birrë, muzikë dhe festë – Beerfest publikon Lineup-in zyrtar

Vitin e kaluar Flaka Kokolli me “Ninulla F” dhe “Këtu – Different Dreams” në Garën e Videoanimacionit Muzikor ishte konkurrente vendore. “Ninulla F” kishte triumfuar në këtë kategori. “The Root” i Finesa Pejës garonte në kategorinë e Audiencës së Re.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Prezantimi i programit të edicionit të sivjetmë është bërë vetëm një javë pas lansimit të temës “Smash the Patriarchy!”.

Në kuadër të garës kryesore, asaj ndërkombëtare, garojnë gjithsej 17 filma. Në program janë përshirë filmat “Zima” i Tomek Popakul dhe Kasumi Ozeki, “Margarethe 89” i Lucas Malbrun, “Father’s letter” i Alexey Evstigneev, “Our Uniform” i Yegane Moghaddam, “Wonder to wonder” i Nina Gantz, midis të tjerësh.

Më së shumti filma janë në kategorinë e Garës Studentore. Gjithsej 28. Midis të tjerësh, “Muscle Man in: Metal Mayhem” i Nicolas Laurent Gemoets, “Humanity” i Tereza Kovandora, “Don’t die” i Yuseon Park, “Keep out” i Tan Lui Chan e “In loving memory” i John Eaton.

Në kategorinë e Garës Ballkanike përfshihen filmat “Zarko, you will spoil the child!” i Veljko dhe Milivoj Popovic, “Underground” i Yiannis Christoforou, “Butterfly” i SUNCANA Brkulj, “The family portrait” i Lea Vidakovic, “The Illuminer” i Lachezar Velinov dhe “Three Birds” i Zarja Menart.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Kategorinë e Videoanimacioneve Muzikore janë 22 filma, ndërsa në “Panorama”, që është jashtë garës, janë gjithsej shtatë.

“Anibar” ka bërë të ditur se programin në këto kategori e ka kuruar drejtori artistik i festivalit, Petrit Gora, ndërsa përzgjedhjen e filmave në Garën e Audiencës së Re dhe të Filmave për të Drejtat e Njeriut, Vita Kasapolli.

“Nga një numër prej 1532 filmash nga 77 vende të botës, ekipi i programit ka arritur të përzgjedhë gjithsej 134 filma të animuar, të ndarë në 9 kategori, 6 prej të cilëve janë garues, (Gara Ndërkombëtare, Studentore, Ballkanike, Videoanimacioneve Muzikore, e të Drejtave të Njeriut dhe e Audiencës së Re). Ndërkaq programet e veçanta të kuruara nga profesionistë të fushës do të bëhen publike së shpejti”, i ka thënë Kasapolli KOHËS.

Sipas saj, Festivali ka pasur më shumë zgjedhje sivjet si rrjedhojë e numrit më të madh të filmave që kanë aplikuar për pjesëmarrje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nga aplikimet që kemi marrë sivjet, kemi pasur mundësinë që të kemi ende më shumë opsione në përzgjedhje, por që kanë rezultuar edhe në raste të mospranimit të filmave shumë të mirë, për shkak të programit shumë të ngjeshur gjatë festivalit”, thuhet në përgjigjen e saj me shkrim.

Para Festivalit, ekipi i “Anibarit” do të rrugëtojë nëpër qytete të rajonit me qëllim që ta informojë publikun rreth ngjarjes.

“Tashmë shumica e punëve të mëdha kanë përfunduar. Për momentin fokusin e kemi te trajnimi i gjeneratave të reja të cilat do të përfshihen në Festival, si dhe në turin e Festivalit i cili përfshin qytete në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, dhe do të zgjasë deri më datën 4 korrik”, ka thënë ajo derisa e ka theksuar edhe rolin e Festivalit në avokimin për gjithëpërfshirje.

“’Dashni’ dhe ‘Smash the Patriarchy’, por edhe temat paraprake kanë qenë gjithmonë në një formë apo tjetrën të ndërlidhura me pozitën e shoqërisë kosovare, dhe kanë reflektuar situatat aktuale në kontekstin lokal. Megjithëse qasja dhe kahja e temës mund të variojë nga edicioni në edicion, roli dhe synimi i Festivalit mbeten të njëjtë. Pra, avokimi për gjithëpërfshirje, barazi, pranim dhe diversitet. Në rastin e vjetëm, Festivali ka pasur qëllim të festojë dashninë, ndërsa këtë vit e sulmon një faktor të rëndësishëm të kufizimit të shprehjes lirshëm të ‘dashnisë’”, ka shpjeguar Vita Kasapolli, koordinatore për media në “Anibar”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ka thënë se tema e sivjetme e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar është “formë revolte ndaj shkaqeve dhe efekteve të shoqërisë patriarkale në të cilën jetojmë”.

“Patriarkati si sistem i dëmshëm për të gjitha gjinitë, afekton mirëqenien individuale dhe kolektive, duke përcaktuar dhe imponuar rolet gjinore. Rrjedhimisht në një shoqëri patriarkale janë lehtë të cenuara të drejtat për t’u shprehur lirshëm, për të pasur siguri, trajtim dhe respekt të njëllojt, në aspektin ekonomik, politik, social, edukativ etj. Festivali ‘Anibar’ këtë vit synon që përmes temës ‘Smash the Patriarchy’ të arrijë të shpërfaqë dëmet e sistemit patriarkal, duke trajtuar fillimisht shkaqet dhe duke marrë për bazë përvojat dhe perspektivat e ndryshme të grupeve të ndikuara direkt dhe indirekt nga po ky sistem”, ka thënë Kasapolli më tej.

Festivali përfshin edhe Programin Eksperimental që është kuruar nga Panot Mahmutaj.

Përzgjedhja e temave është një prej anëve të forta të “Anibarit”. Vjet me “Dashni” synonte dashurinë e pakufishme, ndërsa një vit më parë numrit 13 të edicionit i ishte kundërpërgjigjur me “Besëtytnitë”.

“Anibarit” që prej edicioneve të para nuk iu deshën shumë vjet për t’u shndërruar në festival unik jo vetëm në rajon. Pati rol parësor në fuqizimin e animacionit në Kosovë jo vetëm duke shfaqur filma, por edhe duke mbështetur prodhimin. Sivjet me tre filma vendorë në garë është vetëm edhe një dëshmi. Edhe në këtë edicion vjen me animacionin në radhë të parë. /Koha.net/Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Zgjimi i hershëm nga gjumi ul rrezikun nga sëmundjet e rënda
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë duhet të dini nëse ndiheni gjithmonë të lodhur gjatë temperaturave të larta?
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çanta e parë e Jane Birkin del në shitje në ankand
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Zbuloni ushqimet që duhet të evitoni në plazh për të ruajtur shëndetin
TAGGED:anibaranimacionBotaFilmailustrimpeopletop3tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sonte Shqipëria përballë Spanjës, një mundësi për kualifikimin historik
Artikulli i ardhshëm KRU-Prishtina apelon qytetarët për shfrytëzim me kujdes të ujit të pijshëm

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Dua Lipa do të jetë ylli i Super Bowl-it 2026?

3 Shikime
People

Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë

15 Shikime
People

Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?