Kryeministri në largim i Holandës, Mark Rutte, është zgjedhur të mërkurën zyrtarisht sekretari i Përgjithshëm i ri i aleancës së NATO-s, me pëlqimin e të gjithë anëtarëve të aleancës ushtarako-politike.
Siç u njoftua në faqen zyrtare të NATO-s, Këshilli i Atlantikut të Veriut sot vendosi të emërojë Rutten në këtë post, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun.
“Rutte do të marrë detyrën nga 1 tetori 2024, kur skadon mandati i Stoltenbergut pasi ka kaluar dhjetë vjet në krye të aleancës”, thuhet në faqen e NATO-s.
Rutte shërbeu si kryeministër holandez për më shumë se 10 vjet. Pasi i humbi zgjedhjet, u tërhoq zyrtarisht nga politika.
Kundërshtari i tij i vetëm për shef të NATO-s ishte presidenti rumun Klaus Iohannis, i cili u tërhoq nga gara pak ditë më parë.
Lexoni më shumë për lidhjet e Rutte me Kosovën në artikullin këtu. /Katror.info