katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    9 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    9 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    8 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    9 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    9 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    9 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka na rekomandon Suzanne Podcast me pa, lexu e dëgju këtë javë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Çka na rekomandon Suzanne Podcast me pa, lexu e dëgju këtë javë?

Last updated: 30/09/2024 12:06 PM
160 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast.

Një listë e mirë me plot ngjarje të mira për këtë jave. Ku me shku, çka me pa, çka me dëgju e lexu? Ky është edicioni i 25-të i Monday Marks me propozime dhe rekomandime nga më të llojllojshmet.

Koxha javë aktive po ju pret, me shumë ngjarje të mëdha, prej festivalit të njohur të dizajnit grafik REDO dhe premierës së shfaqjes “Makbeth” nga Teatri Kombëtar, e deri tek festivali i kitarës në Prishtinë dhe një bashkëbisedim me artistin e mirënjohur shqiptar Adrian Paci. Genc Salihu pas shumë vitesh doli me një super single që jemi duke e kënduar tërë kohën, ndërsa po ju ftojmë ta lexoni edhe revistën “Zâ” të botuar nga Fondacioni Jahjaga si dhe të zbukuroheni ka pak me bizhuteritë e bukura nga studio “Made by Labeata”. Gjithçka për gjithkend!

Me marrë pjesë: Festivali REDO, Prishtinë

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Një super festival po e mban këtë javë edicionin e dymbëdhjetë (nga 4 deri 10 tetor). Fjala është për REDO, eventin vjetor ndërkombëtar të dizajnit grafik dhe arteve pamore në Prishtinë (me një brendim dhe postera karikatural gjithmonë funny).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjatë tre ditëve, REDO mbledh në Prishtinë dizajnera dhe artistë nga e gjithë bota. REDO përmban një përzimje bisedash, muzikë të mirë (nga kolektivi SERVIS), libra dhe turne në qytet, tu ofru një mundësi për pjesëmarrësit të lidhen, të ndajnë eksperiencat e tyne profesionale, të bashkëpunojnë dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. Ndërsa për neve amaterat, është inspiruese me i pa dizajnet, librat, revistat dhe produket tjera të artit pamor nga emra të mëdhaj nga Kosova dhe bota. Eventi mbahet kryesisht në Kino Armata, ndërsa biletat i gjeni te Rave.

Me pa: Premiera e “Makbeth”, Prishtinë

Një premierë e madhe e një shfaqje të madhe me aktorë të mëdhaj. Kush s’ka dëgju për Makbethin, tragjedinë nga Uilliam Shekspiri që ndjek ngritjen dhe rënien e Makbethit, një fisniku amicioz skocez? Nën ndikimin e profecive të tri shtrigave dhe të gruas së tij poashtu ambicioze, tipi e vret mbretin me ja marrë fronin. Ngjarjet që pasojnë janë plot me faj, çmenduni dhe dhunë, e që natyrisht përfundojnë me shkatërrimin e tij të pashmangshëm.

Përkthimin e parë shqip e ka bo para një shekulli mjeshtri ma i madh Fan Stilian Noli, i cili për Makbethin në “Introduktën” e tij thotë: “Asnjë vepër teatrale nuk përmbledh në një vend aq të ngushtë nje gjëmë aq të madhe prej ngjarjesh tronditëse dhe ngjethëse sa “Makbethi”, tragjedia më e tmerruar që ka dalë nga pena demoniake e Shekspirit.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Aktorët janë who-is-who e skënës tonë: Adrian Morina, Gresa Pallaska, Shkelzen Veseli, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Ilire Vinca, Semira Latifi, Faris Berisha, Ermal Sadiku, Tristan Halilaj, Flaka Latifi, Fiona Abdullahu, etj. Regjisor është Qendrim Rijani. Kompozitor është Trimor Dhomi, me orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.

Me pa: Ekspozitë personale Lala Meredith Vula, Prishtinë

Lala Meredith Vula është një artiste dhe fotografe shqiptaro-britanike, e njohun për punën e saj që përfshin tema të natyrës, identitetit dhe trashëgimisë kulturore. Nëse keni qenë ndonjëherë në restoranin e njohun të Prishtinës “Renesansa”, i keni pa tash e shumë vjet ca foto të bukura të skenave të moçme të grave që lahen të zhveshuna.

Tash Meredith-Vula po vjen me serinë “Bathers”, me ekspozitë në objektin e Hamamit të vjetër në Prishtine. Fotot janë t’bome në fund të 1980-ave me një hamam funksional dhe ka me qenë interesant me i pa në kontekstin e hapësinës së hamamit aktual që po shërben si galeri artesh. Ekspozita hapet me një bashkëbisedim në mes Lala Meredith Vula dhe gazetares Jeta Xharra, që do të mbahet të martën më 1 tetor në ora 17:00.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: “Ti nuk je normal”, Genc Salihu

Genc Salihu

Genc Salihu është njani prej muzikantëve ma të spikatun dhe të talentum të skenës knej e anej kufinit, i njoftun për kreativitetin dhe aftësinë me eksperimentu me tinguj. Muzika e tij është një përzimje e ndjeshme midis rock dhe pop ama gjithmonë me elemente alternative, gjithmonë me tekste të thella, pak quirky, dhe melodi që prekin. Genci ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore shqiptare, e tash mas do vjetve po vjen me një kangë me sound fresh me twists & turns genciane, të titullum “Ti nuk je normal” (me super video përcjellëse) – deklaratë që nashta doket e tepërt me një kohë jo bash normale dhe vend jo bash normal ku po jetojmë.

Ama kanga dhe Genci kurrë nuk janë kurrë të tepërt. Ngojeni.

Me dëgju: Prishtina Guitar Week

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Eventi tanë-javor Java e Kitarës në Prishtinë tashme ka nisë po mundeni me i nxan dy ditët e fundit me performansa dhe master klasa dedikum instrumentit kryesor të muzikës së këtij dhe shekullit të kalum: kitarës. Koncertet mbahen në kishën e Shën Ndout në Ulpianë. Me 1 tetor ka perfromance të mjeshtrit Łukasz Kuropaczewski, ndërsa me 30 shtator (sonte) keni recital të Petra Poláčková.

Me lexu: Revista “ZA”

Presidentja Atifete Jahjaga dhe fondacioni i saj me emën të njejtë bojnë punë t’mira, përfshi botimin e revistës ZA. Kjo revistë sjellë tregime të jashtëzakonshme të grave dhe përpjekjeve të ndryshimit të narracionit rreth barazisë gjinore. Sipas botuesit, “kuptimi i emrit të revistës është i dyfishtë – në shqip i referohet zait të grave dhe avokuesve të barazisë gjinore, ndërsa në serbisht do të thotë “për” që është dedikim për të gjithë gratë dhe burrat që punojnë vazhdimisht dhe ju bëjnë ballë sfidave të ndryshme për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë.”

Numri i ri sjell në ballinë rrëfimin për rrugëtimin e shef Florina Skejës me restoranin e saj familjar Thana. Revistën e gjeni në libraritë qendrore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me bisedu: Adrian Paci në Reporting House, Prishtinë

Paper Gallery në bashkëpunim me Reporting House (objekti i ish-shtëpisë së mallnave Germia) po sjellin bisedë me Adrian Paci rreth nismës së tij “Centro di permanenza temporanea 2007”. Paci është super artist shqiptar që jeton në Itali. Punimet i ka të famshme, do prej tyne kanë gjetë vend edhe në filma holivudian dhe galeri të njoftuna botërisht. Sipas njoftimit zyrtar nga Paper Gallery: “Nga pafajësia e fëmijërisë drejt nisjes shoqërore e deri te një zë i pjekur rezonancë politike, Paci pikturon peizazhin e një subjekti etik në momentin e bërjes dhe tranzicionit. Vepra e tij është një anatomi e dëshirës politike: nga një rrëfim i shpronësimit dhe mërgimit përmes një rituali të përkatësisë dhe identifikimit deri te mekanika e vetëfuqizimit dhe emancipimit.” Biseda mbahet me 02.10.2024 në ora 17.00.

M’u zbukuru: Bizhu/aksesoarë “Made by Labeata”, Prishtinë

Vera po ik, ama s’do me thanë qe s’mundeni me bajt pak atmosferë dhe estetikë verore, mesdhetare kur të dilni vjeshtës. Dizajnerja e bizhuterive Anila Krasniqi dhe studio “Made by Labeata” tash e disa vjetë prodhojnë vadhë, qafore, aksesoarë tjerë të lezeçem punëdore, lozonjare, që na perkujtojnë ditët e gjata, netët e nxehta dhe pjesët e trupit të zhveshuna nën flladin veror. Na jemi fansa sidomos të vathëve, por gjithsesi ju rekomandojmë t’a hulumtoni pak shopin në instagram, se sagllam keni me gjetë diçka per vehte apo për dhuratë për dikon që e doni, se punimet e Anilës janë të bome me dashni./Katror.info

Marrë nga Suzanne Podcast.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Festival REDOfondacioni jahjagaGenc SalihuKatrori ytmakbethiMonday MarksPrishtineRevista ZaSuzanne Podcasttop4tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Çka do të sjellë iPhone SE 4 që do të kushtojë më pak se 450 euro?
Artikulli i ardhshëm UP-ja nis program shkëmbimi studentor me universitetet japoneze

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Festivale electro, koncerte klasike e teatro – rekomandimet e kësaj jave nga Suzanne Podcasts!

23 Shikime
Katrori YT

Jazz, balet e ekspozita – Propozimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

32 Shikime
Katrori YT

Koncerte, filma e festivale – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?