Edhe ekipi i meshkujve të Federatës së Karatesë së Kosovës do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Ekipeve-Pamplona, në Spanjë 2024.
Këtë e ka konfirmuar Federata e Karatesë e Kosovës nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Ekipi i Meshkujve Pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Ekipeve-Pamplona, Spanjë 2024.
Federata e Karatesë e Kosovës ka kënaqësinë të u njoftojë që Federata Botërore e Karatesë (WKF) ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e ekipit të meshkujve në Kampionatin Botëror të Karatesë për ekipe”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se ekpi i femrave të karatesë tashmë kanë qenë pjesëmarrëse në këtë tournament.
“Përveç ekipit të femrave, i cili tashmë është kualifikuar ndër 4 ekipet më të mira në botë, sot kemi pranuar njoftimin zyrtar se ekipi i meshkujve, është përzgjedhur dhe do të marrë pjesë”, thuhet tutje në njoftim./Katror.info