Sopranoja shqiptare, me famë ndërkombëtare, Marigona Qerkezi ka njoftuar se do të performojë në Düsseldorf gjatë sezonit 2024 dhe 2025.
“Jam e emocionuar të bëj debutimin në shtëpi në Deutsche Oper am Rhein në Düsseldorf, duke performuar si #Abigaille në “Nabucco” të Verdit” është shprehur Marigona.
Tutje ajo ka shtuar se të dalësh në atë skenë me një rol kaq ikonik është një nder absolut.
Marigona Qerkezi është një emër i njohur në skenën e operës ndërkombëtare, e njohur për talentin e saj të shquar vokal dhe interpretimin e emocioneve të thella në rolet që interpreton. Qerkezi në vazhdimësi ka marrë kritika shumë pozitive për performancat e saj të mëparshme në teatro të ndryshme prestigjioze. Ajo ka një zë të shkëlqyeshëm që ka emocionuar audienca në shumë vende të botën, dhe debutimi i saj në Gjermani është një hap i rëndësishëm për karrierën e saj. /Katror.info
Përgatiti:
