Ndërmarrja Trepça ka eksportuar 121.04 ton koncentrat të zinkut.
Kështu ka bërë të ditur kjo ndërmarrje në një postim në Facebook, ku thuhet eksporti është realizuar nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg.
“Më datën 2.11.2024, Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka realizuar eksportin e koncentratit të Zinkut (K/Zn) nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg.
Sasia e eksportuar e koncentratit: 121.04 t K/Zn”, thuhet në njoftim.
Ky është një lajm i mirë meqë kjo ndërmarrje tash e sa kohë ka probleme financiare, ku punëtorët me muaj nuk kanë marrë paga, derisa Qeveria ka ndarë miliona euro në mbështetje të kësaj ndërmarrje./ Katror.info.