katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    3 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    3 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    3 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    12 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    12 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    12 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    8 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    12 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka na rekomandon Suzanne Podcast për këtë fillim nëntor?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Çka na rekomandon Suzanne Podcast për këtë fillim nëntor?

Last updated: 04/11/2024 9:30 AM
190 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcasts.
  1. katror.info>
  2. Katrori YT>
  3. Çka na rekomandon Suzanne Podcast për këtë fillim nëntor?

Nëntori i gjetheve të rame dhe brymës së parë, ama edhe qetësisë para “stuhisë” së festave dhe ngjarjeve të fundvitit. Çka me bo, çka me pa, ku me shku e çka me dëgju këtë javë të parë nëntoreske?

Nëntori osht paradhoma e festave të fundvitit që fillojnë me Ditën e Flamurit e vazhdojnë deri te Viti i Ri. Por para se me mbërri te festat, kemi plot ngjarje të artit e kulturës, përfshi dy konferenca të mëdha: Prishtina Music Conference që mbulon krejt diapazonin e industrisë së muzikës si dhe Konferenca e industrisë kreative në Tiranë. Re:Musica festivali po përfundon edicionin 2024 me shumë koncerte; Artpolis sjell shfaqje antike në Dodonë; Kino Armata sjell muajin e filmit europian, ndërsa pas një pauze dyvjeçare, Stacion sjell artistët garues të “Artistët e së nesërmes”. Këtë javë ju sjellim edhe një kangë të re të Blerta Kosovës dhe modë dekonsutruktiviste kosovare në një hapsinë te re konceptuale tironse, shkruan Suzanne Podcast.

Rrini të bukur, shnosh e mirë këtë vjeshtë!

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Me marrë pjesë: Prishtina Music Week

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kompania Rave Travels shet bileta për koncertet dhe partyt ma t’mira por e bon edhe konferencën unike vjetore Prishtina Music Conference dhe programin përcjellës Prishtina Music Week. Programi osht i madh, i thellë dhe me plot koncerte, panele e ngjarje të ndryshme si dita e dedikume fmijëve me Down syndrome. Vetë konferenca ka panele për industrinë apo biznesin e muzikës, mediat në muzikë, muzikën si katalist të zhvillimit shoqnor dhe ekonomik. Koncertet janë të shumta: Peja Jazz Festival osht mysafire me Wadaika Sai, P.I.N.T legjendarë kanë koncert në sallën e Pallatit të rinisë, ka jazz edhe Elif Çaglar – e natyrisht për kompaninë Rave, ka edhe rejv taman me DJ-të Altin Boshnjaku, Christian AB dhe Ogazon & Reiss. Be there or be square.

Me këqyr: Muaji i filmit europian, Kino Armata

Ky muj ka plot filma europianë, si rezultat i bashkëpunimit të Kino ARMATA me European Film Academy. Pas një lansimi të suksesshëm pan-evropian në 2022 dhe një edicioni të dytë të mrekullueshëm në 2023 me 75 partnerë, Akademia Evropiane e Filmit prezanton në Kosovë dhe gjëtiu Muajin e Filmit Evropian 2024 si sezonin e vet të filmave dhe çmimeve evropiane: tu fillu nga 1 nëntori, Kosova bashkohet festës së diversitetit evropian dhe tu shfaqë filma për pesë javë deri në finalen e madhe më 7 dhjetor me European Film Awards që mbahet në Lucern (Zvicër).

Me dëgju: Re:Musica, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Festival i madh Re:Musica tashmë e ka nisë edicionin e 23-të me rradhë ku ka pasë shumë performanca superbe, ndërsa këtë javë mundeni me nxanë panelin frymëzuese me artistët Elbenita Kajtazi soprano, Petrit Ceku kitarist dhe kolumnistin e Eye On London, Simon Mundy (me 5 nentor). Ka edhe plot koncerte tjera, prej Jean Baptist Zellal, deri te Margherita Berlanda (me harmonikë!), pastaj koncert me dyshen Raquel Andueza & Jesus Fernandez Baena, ose koncert me dyshen Elbenita Kajtazi & Elda Laro x Siparantum Choir. Fare në fund me 8 nëntor e kemi edhe koncertin autorial të maestros Rafet Rudi per 75 vjetorin e tij.

Me pa: Ekspozita “Artistët e së nesërmes”, QAK Stacion, Prishtinë

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë tashmë e ka hap ekspozitën vjetore të Çmimit “Artistët e së nesërmes 2024” me artistët: Mimoza Sahiti, Luiza Thaqi dhe Dion Zeqiri, të kurume nga Albert Heta dhe Vala Osmani. Veprat e shfaquna të Mimoza Sahitit, Luiza Thaqit dhe Dion Zeqirit “trajtojnë çështje thelbësore që ndikojnë në shoqërinë tonë dhe ofrojnë provokime të guximshme dhe të nevojshme që flasin për kompleksitetin tonë të përbashkët.” Shpallja e fituesit bahet 7 nëntor 2024, ora 20:00 te Klubi i Boksit, rruga Mark Isaku 8.

Me dëgju (dhe mbajt n’mend): “Radhitje në plumb, germë për germë”, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Para objektit të Rilindjës, e cila pas renovimit krejtësisht shpërfytyrues, u bo objekt qeveritar, hala osht një kiosk i vjetër që shet pak periodik të shtypun, nëj sakëz dhe çokollata. Aty me 9 nëntor, në orën 14:00 ka mu performu instalacioni zanor “Radhitje në plumb, germë për germë” nga Elisa Maxhuni dhe Tringa Sefedini. Ky projekt është realizuar si pjesë e platformës #HeritageSpace, implementume nga CHwB Kosova. Sipas organizatorëve, “Radhitje në plumb, germë për germë” është një instalacion zanor që zgjeron historinë e gazetës dhe institucionit të Rilindjes duke sjellë në pah zërat e individëve që e ndërtuan dhe njëkohësisht u formuan përmes këtij institucioni si intelektualë dhe aktivistë. Përmes rrëfimeve të gazetarëve, shkrimtarëve, teknikëve dhe personelit logjistik që punuan në Rilindje në periudha të ndryshme, ky projekt i drejtuar nga Elisa Maxhuni dhe Tringa Sefedini ofron një perspektivë të re mbi kujtesën e përbashkët dhe identitetin kolektiv të një epoke kyçe për Kosovën.”

Me marrë pjesë: Konferenca e Ekonomisë Kreative, Tiranë

Javën e ardhshme (4-6 Nëntor), Tirana do ta mirëpret konferencëm Creative Economy Conference, event i randësishëm nga Unioni për Mesdheun, e fokusume në industritë kreative! Kjo ngjarje shënon një hap përpara drejt vitit të ardhshëm, sepse kryqyteti shqiptar Tirana osht shpallë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut. Për ata që janë në Tiranë, gjithsesi mos e humbni këtë mundësi të shkëlqyme me nda ide, me marrë pjesë në rrjetizim dhe me pa performanca dhe panele të ndryshme industrisë kreative që gjithnjë e ma shumë po lun rol ekonomik si n’Shqipni ashtu edhe Kosovë.

Me dëgju: Blerta Kosova

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Blerta Kosova osht këngëtare dhe producente e pavarur nga Kosova, aktualisht me banim në Paris. Përgjatë viteve, ajo ka qenë pjesë e grupeve të shumta në formacione të ndryshme, tu lundru nëpër zhanre nga post-rock deri tek pop-i abstrakt. Tash na vjen me një single të ri, I’ve forgotten to think about you, një kangë fun, sexy, me video inspirum prej parqeve zbavitëse.

Me këqyr: Shfaqja “Gratë e Trojës”, Dodona, Prishtinë

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet dhe Teatri Dodona më 5 dhe 6 nëntor, 2024 sjellin shfaqjen “Gratë e Trojës”, tu fillu nga ora 19:30 në Teatrin Dodona, në Prishtinë. Teksti i dramës greke të Euripidit vjen me tekst bashkëkohor nga Shpëtim Selmani, i cili e lun edhe rolin kryesor. Shfaqja ka bashkêregjisore dhe dramaturge Zana Hoxha dhe Maja Mitic. Sipas organizatorëve shfaqja “Gratë e Trojës,” e “kapërcen kohën dhe hapësirën, duke e kthyer luftën e lashtë të Trojës në një metaforë universale të ciklit të pafund të tragjedive njerëzore—një jehonë që vazhdon të përshkojë historinë e njerëzimit.”

Mu vesh: Space 05, Tiranë

Piramida e Tiranës po bohet një pikë fokusi për arte, kulturë dhe modë. Tash po çelet edhe një dyqan konceptual Space 05, sjellë në jetë nga Destil Creative Hub, nën drejtimin kreativ të dizajneres prishtinalike Venera Mustafa. Si një vizion i veçantë dhe një grup i përzgjedhur me kujdes stilistësh dhe produktesh shqiptarë, Space 05 është pjesë e një ekosistemi më të madh krijues. Space 05 hapet zyrtarisht të martën, 5 nëntor 2024, në orën 19:00. Keni me gjetë punë/tesha të: bannu, Jori Papa, Fight or Flight, Venera Mustafa, Lirika Matoshi, Pristine, pastaj syze të Laura Imami dhe në kuadër të programit BOX: This is not / DJ set të Amer Doux. Po duket fabuloze!

Marrë nga Suzanne Podcast.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:Bleta KosovaKatrori ytKino ArmataNentoriPrishtina Music WeekQAK StatcionrekomandimetSuzanne Podcasttop3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Printon skenarin në letër të kuqe… Rregullat strikte të Christopher Nolan si regjisor!
Artikulli i ardhshëm Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

3 Shikime
Lajme

Basha mbledh krerët e partive sot

8 Shikime
Lajme të mira

Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare

1 Shikim
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?