Ura e Kukësit – përtej një kalvari të gjatë e të mundimshëm – është hapur më në fund për lëvizje për gjithë qytetarët, duke lehtësuar kështu ndjeshëm kalimin drejt Kosovës, si një investim, i cili njihet edhe si “Ura e së ardhmes” dhe ka kushtuar 36 milionë euro.
Hapjen zyrtare të urës, sipas Albanian Post, e ka bërë vetë kryeministri Edi Rama dhe nga sot ajo është e kalueshme lirisht.
“HAPET URA E MADHE e Kukësit, një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Ura e varur në 310 metra gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, është një element prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50 metra.
Ajo zëvendëson urën ekzistuese mbi lumin Drin e zhvendosur rreth 100 metra skiç në anën lindore të saj.
Ura është një vepër arti arkitekturore, me dy bazamentet prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.
Ura ekzistuese do të kthehet në një relike që ka shërbyer për më shumë se 45 vitesh dhe nuk do të ketë lidhje as me autostradën as me rrugë dytësore.
Teksa, ajo, është etiketuar si një “Urë e të ardhmes”, pasi lidh dy pika gjeografikisht, por gjithashtu mishëron një hap drejt rivitalizimit ekonomik dhe lidhjes së zgjeruar rajonale.
Ky është vizioni që qëndron pas urës së re të Kukësit në Shqipëri, me një dizajn modern të rrëshqitjes, një dëshmi e inovacionit dhe të menduarit përpara në zhvillimin e infrastrukturës.
Ndërtimi i urës së Kukësit nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e një pjese tjetër të infrastrukturës; ai përfaqëson një kapitull të ri në integrimin ekonomik dhe social të Shqipërisë dhe Kosovës. Me trafikun në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit duke u ridrejtuar përmes urës së Drinit të Zi për dy javë për të akomoduar ndërtimin, projekti tregon një planifikim të përpiktë dhe një angazhim për të minimizuar ndërprerjet./AP/Katror.info