katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    7 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    7 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    7 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    16 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    16 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    16 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    13 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    16 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Hapet aplikimi për grantet “Energji për Barazi”, synohet punësimi i grave në sektorin e energjisë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Hapet aplikimi për grantet “Energji për Barazi”, synohet punësimi i grave në sektorin e energjisë

Last updated: 08/11/2024 12:54 PM
124 Shikime
Shpërndaje
Foto: Hitachi Energy
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Hapet aplikimi për grantet “Energji për Barazi”, synohet punësimi i grave në sektorin e energjisë

MCA Kosova ka lansuar Komponentën e Granteve të “Energji për Barazi”, që synon rritjen e punësimit të grave, mbajtjen e tyre në punë dhe zhvillimin e karrierës në sektorin e energjisë.

Ndërmarrjet aktive Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) në sektorin e energjisë dhe sektorë të ngjashëm, si dhe organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të) që avokojnë për përfshirjen e grave dhe pakicave në sektorin e energjisë, inkurajohen të aplikojnë për grante.

Përmes kësaj komponente, grantet do të shpërndahen në shumat prej 26,000 EUR te ndërmarrjet mikro dhe të vogla (3-49 të punësuar), dhe 50,000 EUR te ndërmarrjet e mesme (50-199 të punësuar) në sektorin e energjisë. Organizatat e shoqërisë civile që avokojnë dhe promovojnë barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale mund të aplikojnë për grante deri në 35,000 EUR. Ndërsa, së shpejti do të jenë në dispozicion edhe grantet për ndërmarrjet e mëdha (mbi 200 të punësuar).

Mundesh me e lexu edhe...

Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?

Këto grante do t’u mundësojnë NMVM-ve në sektorin e energjisë dhe OSHC-ve të krijojnë mjedise miqësore të punës për gratë. Këtë mbështetje, MCA Kosova do ta realizojë, duke përkrahur masat që përfshijnë Politika, Projekte dhe Iniciativa.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Politikat përfshijnë avancimin e barazisë gjinore në fuqinë punëtore në sektorin e energjisë, si: politika gjinore / rekrutim me mundësi të barabarta / pagë e barabartë, politika kundër ngacmimit, orar fleksibil dhe politika të punës nga shtëpia, politika që adresojnë përgjegjësitë për kujdesin (përfshirë pushimin prindëror, kujdesin për fëmijët, kujdesin për të moshuarit) dhe të ngjashme.

Projektet, përfshijnë zhvillimin e projekteve si dhomat e gjidhënies, hapësirat për kujdes ditor ose mbështetje monetare për kujdesin për fëmijët, softuerë dhe platforma për mësim nga distanca, pajisje të IT-së për të mundësuar punën nga shtëpia (laptopë dhe të ngjashme) ose të tjera.

Ndërsa, iniciativat do të mbështesin punën praktike (puna praktike e paguar për së paku 6 muaj) dhe programet e mentorimit, trajnimet & kualifikimet, aktivitetet avokuese, fushatat ndërgjegjësuese lidhur me gjithëpërfshirjen dhe ndjeshmërinë gjinore, programet e lidershipit dhe më shumë.

Këto masa janë vetëm pika orientuese, ndërsa entitetet me të drejtë aplikimi, mund të propozojnë ide të ndryshme për sigurimin e një fuqie punëtore gjithëpërfshirëse në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

MCA Kosova do të organizojë punëtori informuese rreth procesit të aplikimit për grante. Regjistrohuni këtu për të marrë pjesë në punëtoritë (online ose me prani fizike), që do të mbahen me 13 dhe 14 nëntor. Procesi i aplikimit i ka dy faza: (1) përpilimi i Koncept Dokumentit dhe (2) Procedurat e Aplikimit të Plotë për kandidatët e listës së ngushtë. Afati për aplikim / dorëzim të Koncept Dokumentit është data 29 nëntor, përmes email-it: e4e.grants@mcakosovo.org.

“Energji për Barazi” mbështet zhvillimin e Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës. Duke punuar me kompanitë e sektorit të energjisë dhe sektorët e ngjashëm si dhe me OSHC-të, synohet përfaqësimi i grave në fuqinë punëtore. Si pjesë e Projektit për Përshpejtimin e Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë, i njohur si Projekti JETA, qëllimi përfundimtar është të sigurohet që deri në vitin 2031, së paku 25% të punonjësve në këtë sektor të jenë gra.

Projekti JETA është një nga tre projektet e mbuluara nga marrëveshja e programit Compact, në vlerë prej $236.7 milionë, e nënshkruar me 28 korrik, 2022, midis Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjecarit (MCC). Programi MCC-Kompakt Kosova është investimi më i madh dhe më inovativ në dekadat e fundit, i cili do shërbejë si gurthemel i tranzicionit të Kosovës në energjinë e gjelbër dhe do të kontribuojë në sigurinë e energjisë në vend dhe transformimin socio-ekonomik./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:Energji per BaraziEnergjiagrantetlajme të miraMCA Kosovaprojekti JETatop2tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ReMusica sonte mban koncertin përmbyllës në nderim të trashëgimisë muzikore në Kosovë
Artikulli i ardhshëm Elon Musk fiton miliarda dollarë pas fitores së Donald Trump

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

“Vendi im” rikthehet në New York për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

25 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

5 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

51 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?