katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    1 hour ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    1 hour ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    1 hour ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    10 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    10 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    10 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    7 days ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    7 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    10 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rekomandimet e Suzanne Podcast çka me bo, pa, dëgju e ku me kcy këtë javë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Rekomandimet e Suzanne Podcast çka me bo, pa, dëgju e ku me kcy këtë javë!

Last updated: 11/11/2024 9:20 AM
137 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast
  1. katror.info>
  2. Katrori YT>
  3. Rekomandimet e Suzanne Podcast çka me bo, pa, dëgju e ku me kcy këtë javë!

Guns N’Roses e kanë këndu kangën November Rain, ama te na këtë nëntor s’pat shi. Çka ka shumë këtë javë janë ngjarjet kulturore, sidomos ekspozita arti. Çka me bo, pa, dëgju e ku me kcy këtë javë?

Nëntori e ka pak konfjuzing emnin se nuk osht muaji i nantë po i njëmbëdhjetë, edhe moti osht konfjuzing se mëngjezet janë ftofta (veshe xhemperin), e dita osht e ngrohtë (deshe xhemperin), nata prapë edhe ma ftoftë (veshe xhemperin e xhaketën).

Qyshdo që të vesheni, veç dilni e merrni pjesë në plot ngjarje kulturore: ekspozitat “Shtëpia e Grave” në Galeri Kombëtare, “Memorizonim” e Blerta Hashanit në Galerinë LambdaX3, “Thellësia dhe vëllimi” në Galerinë Qahili, “Net/Rrjet” në galerinë Barabar; pastaj programi i filmave “Expanding Cinema” në Kino Lumbardhi të Prizrenit, Filharmonia dhe Kori kanë me performu uverturën e operës Willem Tell në “Asim Vokshi” të Gjakovës; ndërsa mundeni me kcy me një party t’mirë Technosphere të Tiranës, nën organizimin e mysafirës tonë të podkastit Skytes.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

E atmosferën nëntoreske mundet me ja u përmbush edhe kanga “Kosovo” e kangëtares kanadeze Michelle Gurevich.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Ekspozita “Shtëpia e Grave”, Galeria Kombëtare

Galeria Kombëtare e Kosovës ka me çel me 14 nëntor ekspozitën Shtëpia e Grave, e cila eksploron veprën e artistes së njohur feministe kroate Sanja Iveković, për politikën gjinore dhe trashëgiminë e saj të aktivizmit. E kurume nga Hana Halilaj dhe Ivana Bago, ekspozita osht e ndame në dy trajtime tematike të artit dhe aktivizmit të Iveković. Seria Shtëpia e Grave përmban kaste të fytyrave të grave prej gipsi, të prodhume në bashkëpunim me të mbijetumet e dhunës në familje në Kosovë. Këto vepra përforcojnë luftën e vazhdueshme për të drejtat e grave dhe drejtësinë sociale.

Me dëgju: Uvertura William Tell nga Filharmonia e Kosovës, Gjakovë

Koncerti i radhës të Filharmonisë së Kosovës mbahet me 15 nëntor, në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë, në kuadër të programit Filharmonia në Lëvizje. Kori dhe Orkestra kanë me bo muzikë bashkë, nën drejtimin e Hajrullah Sylës, me një kast ndërkombëtar solistësh, e publiku ka me pas shansën me dëgju interpretimin e uverturës se operës “William Tell dhe Stabat Mater” nga Rossini. Në këtë koncert do të marrin pjesë solistët Besa Llugiqi (soprano) – Kosovë, Albane Carrere (mezosoprano) – Francë, Ismet Vejseli (tenor) – Maqedoni e Veriut, dhe Sebastian Balaj (bariton) – Rumani.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa/lexu: Ekspozita + libri i Blerta Hashani, Galeria Lambda, Prishtinë

Galeria superbe Lambda Lambda Lambda po sjell dy ngjarje të rëndësishme që do të mbahen më 11 Nëntor fokusume në punët ma të reja të Blerta Hashanit. Në ora 18:00, në Galerinë LambdaX3, hapet ekspozita “MEMORIZONIM”, një punë që autorja shpreson që “ka me u lidh me kujtimet dhe përvojat e secilit prej juve”. Ma vonë, prej orës 19:30 në katin e 6-të të Hotel Grand, lansohet publikimin me ndihmën e fondacionit HAJDE titullum “Një rrëfim mbi të gjelbër”, i cili dokumenton projektin e ekspozitës personale, kurume nga Alex Fisher dhe mbajtun para do muajve në Mullirin e Nazifit në fshatin Mirash, Ferizaj (një super recenzion të kësaj ekspozite e kemi botu edhe na.)

Me kcy: Megadence në Technosphere, Tiranë

Me 15 nëntor premtohet një party e mirë n’Technosphere Tirana! DJ janë Male Delto dhe Bucci, prej undergroundit fjoreninez si dhe Ivana Dragsic prej Shkupit. Filiz Telaku – Skyte, dizajnerja dhe karakterja e famshme e partyve elektronike osht organizatore. Skyten e kemi pasë mysafire në podkast, dhe 100% sjell atmosferën e skutave italiane dhe fushave kosovare. Full techno ka m’u kanë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me ngu: Kënga “Kosovo” nga Michelle Gurevich

Michelle Gurevich

Këngëtarja i njoftun kanadeze Michele Gurevich e ka vizitu vendin tonë në qershorin e vitit 2022 duke e mbajtur edhe një koncert te dostat tone në Kino “Lumbardhi” në Prizren. Tash Michelle e ka qit një kangë simpatike inspirum prej Kosovës me titullin “Kosovo”. Teksti thotë “I lost my mind in Kosovo / I’m not same as before”. Muzika e Michele Gurevich është një përzierje intime e romancës së errët, melankolisë dhe emocioneve jo fort të papërpunuara. Muzike që e quajnë edhe si kinematografike dhe noir. Stili i saj përzien elemente të baladave të Evropës Lindore (Gurevich ka prejardhje prej Ukrainës) me melodi të ngadalta dhe minimaliste që ta kujtojnë pak kanadezin tjetër të famshem Leonard Cohenin.

Me këqyr: Programi “Kinemaja e Zgjeruar”, Kino Lumbardhi, Prizren

Programi i filmave i “Kinemasë së Zgjanume” veç ja ka nis më 6 nëntor por keni filma edhe me 13, 20, 27 nëntor në Kino Lumbardhi. Këtë muaj filmat e përzgjedhurn i dedikohen temës: “Në rrugë” duke na ftuar të shohim e njohim udhëtarë në gjeografi dhe kontekste sociale të ndryshme. Temë e njoftun për neve shqiptarëve që honedon jena sjell rrugve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Ekspozita “Thellësia dhe Vëllimi”, Galeria Qahili, Prishtinë

Ekspozita e radhës te galeria Qahili që gjendet mrapa Albi Mall e ka emnin “Thellësia dhe Vëllimi” dhe hapet me 13 nëntor 2024 në 19:30. Artistat e prezentum janë Fehim Husković dhe Valentina Stevanovska, dy artistë nga Maqedonia e Veriut, të cilët do të prezantojnë punimet e tyre në grafikë dhe skulpturë.

Me pa: Projekti Ndërkombëtar NET/RRJET, Galeria Barabar, Prishtinë

Expoart.40, nën drejtimin artistik të Majlinda Kelmendit prezanton edicionin e 12 të projektit ndërkombëtar NET/RRJET, ideume dhe realizume nga organizata Expoart.40, i cili do të mbahet më 11 Nëntor, ora 18:00 në Barabar Centre, Prishtinë. Këtë vit, nën kurimin e Zeni Ballazhit dhe me partneritetin e Barabar Centre, ky edicion vazhdon traditën e krijimit të lidhjeve artistike mes Kosovës dhe skenës ndërkombëtare. Këtë vit, kurator osht Zeni Ballazhit nde4rsa sipas organizatorëve në partneritet me Qendrën Barabar, “ky edicion vazhdon traditën e krijimit të lidhjeve artistike mes Kosovës dhe skenës ndërkombëtare.” 25 artistë prej krejt anëve të botës, përfshi disa që nuk doken shpesh kah rajoni ynë si Filipinet, Nepali, India, Belarusi janë prezent në ekspozitë./Katror.info

Marrë nga Suzanne Podcasts.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:ekspozitatKatrori ytkinemateKino LumbardhimuzikarekomandimetSuzanne PodcastTiranetop3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Etnika Beqrama, flautistja nga Kosova me performanca ndërkombëtare
Artikulli i ardhshëm Raporti për Kosovën – Stabilitet në sektorin bankar dhe reformat e ndërmarra nga BQK

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

3 Shikime
Lajme

Basha mbledh krerët e partive sot

8 Shikime
Lajme të mira

Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare

1 Shikim
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?