Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) sot organizon Ditën e Vizitorëve në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” që FSK është duke e realizuar në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Komunën e Gjakovës.
Ngjarja nis në ora 10:15, në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.
Në aktivitet pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, udhëheqës të lartë shtetërorë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë./Katror.info