katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    17 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    19 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    19 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    20 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit
    2 hours ago
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    19 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    19 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    20 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    22 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Ajo Mal”, dokumentari që fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Ajo Mal”, dokumentari që fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

Last updated: 22/11/2024 12:33 PM
205 Shikime
Shpërndaje
Foto: Fondacioni Utalaya

Bjeshkët e Kosovës janë më shumë se një destinacion turistik; ato janë dëshmi e bukurisë së paprekur natyrore dhe një burim i pashtershëm inspirimi për ata që kërkojnë sfida dhe qetësi shpirtërore.

Pikërisht këto peizazhe madhështore shërbejnë si sfond për projektin unik “Ajo Mal”, një dokumentar që sjell në vëmendje fuqinë e vajzave dhe grave në botën e bjeshkatarisë. Premiera e dokumentarit është planifikuar të jetë një moment i rëndësishëm për komunitetin e bjeshkatarisë, aktivistët e turizmit dhe ata që besojnë në fuqinë transformuese të natyrës. Por ky është vetëm fillimi; “Ajo Mal” synon të frymëzojë dhe të motivojë përtej ekranit, duke nxitur një lëvizje për barazi dhe përkushtim në mbrojtjen dhe dashurinë e përzemërt ndaj aleatit tonë më të fuqishëm në planet-natyrës. 

Premiera e dokumentarit është e hapur për publikun dhe ju mirëpret me datën 25 nëntor, në Kino Armata, duke filluar nga ora 18:45. 

Mundesh me e lexu edhe…

Zyrtarë nga sektori publik, privat dhe shoqëri civile, bashkë me publikun do të jenë pjesë e kësaj ngjarje dhe pas përfundimit të dokumentari do të kenë rastin të mbajnë fjalimet e tyre për publikun ku njëherit shprehin mbështetjen për sportin dhe rininë në Kosovë. Ngjarja do të përmbyllet me një koktej rasti ku të gjithë do të kenë mundësinë të ndajnë mbresat dhe të parashtrojnë komentet e tyre. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Projekti Ajo Mal, i implementuar nga Fondacioni Utalaya dhe mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka përzgjedhur njëzet vajza nga të gjitha rajonet e Kosovës, duke i aftësuar ato në turizëm malor dhe aktivitete të natyrës. Ky projekt synon të ofrojë mundësi praktike dhe teknike për vajzat pjesëmarrëse, duke i ndihmuar ato të përmirësojnë shëndetin e tyre fizik dhe mental përmes bjeshkatarisë dhe eksplorimit të maleve të bukura të Kosovës.

Përmes këtij projekti, vajzat do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të udhëhequr dhe promovuar shtigjet malore të Kosovës, punën e guidës malore duke kontribuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe ruajtjen e natyrës në rajon. 

Ky projekt është një rrëfim i pasionit, guximit dhe përkushtimit. Në qendër të dokumentarit janë vajzat e reja nga Kosova që, nën mentorimin e bjeshkatares së njohur Uta Ibrahimi, zbulojnë jo vetëm bukuritë e maleve, por edhe veten e tyre. Përmes historive personale dhe përjetimeve të tyre, dokumentari shpalos transformimin që ndodh kur njeriu përballet me sfidat e natyrës dhe me kufijtë e vet. 

Mbi të gjitha kjo krijimtari shpërfaq magjinë e unitetit dhe mbështetjen e gruas ndaj gruas, një mbështetje që secili njeri pa dallim gjinie, moshe, etnie apo përkatësie fetare duhet ta kemi të kalitur në brendësi. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ajo Mal” nuk është thjesht një projekt për malet; është një thirrje për të njohur dhe promovuar rolin e grave në një fushë që shpesh perceptohet si e dominuar nga burrat. Vajzat në dokumentar përfaqësojnë një gjeneratë të re të grave që nuk kanë frikë të përqafojnë pasionet e tyre, të sfidojnë normat dhe të ndjekin ëndrrat e tyre, qofshin ato në lartësitë e maleve apo në jetën e përditshme. 

Dokumentari përfaqëson më shumë sesa një histori individuale; ai synon të ndërtojë një narrativë kolektive mbi fuqinë e bjeshkatarisë për të krijuar një lidhje të thellë mes njerëzve dhe natyrës. Në të njëjtën kohë, ai adreson nevojën për të inkurajuar më shumë gra të përfshihen në sporte dhe aktivitete që tradicionalisht mund të mos kenë pasur pjesëmarrjen e tyre të duhur, si dhe mbrojtjen e ambientit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm. 

Projekti gjithashtu shërben si një platformë për të promovuar turizmin malor të Kosovës dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Duke kombinuar elemente të aventurës, kulturës dhe fuqizimit personal, “Ajo Mal” është një ftesë për të gjithë – burra dhe gra – për të përjetuar mrekullinë e maleve./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:AmbientiFondacioniFuqizimilajme të miratop4tophome2UtalayaVajzat

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gazetari Diamant Salihu nderohet me çmimin “Novatorët e vitit” në Suedi
Artikulli i ardhshëm Mourinho dëshiron ta marrë Ronaldon në Fenerbahçe

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

1 Shikim
Lajme të mira

Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani

21 Shikime
Lajme të mira

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?