Qendra Kinematografike e Kosovës ka shpallur konkursin për subvencionimin e projekteve për filma të metrazhit të gjatë artistik (mbi 60 minuta).
Konkursi është i hapur nga data 12 dhjetor 2024 deri më 12 janar 2025, dhe aplikimi mund të bëhet vetëm online përmes platformës zyrtare të QKK-së: www.qkk-rks.com.
Kriteret dhe Dokumentacioni i Nevojshëm
Aplikantët duhet të jenë persona juridikë të regjistruar në Kosovë si subjekte biznesi për prodhimin e filmit dhe të regjistruar paraprakisht në QKK. Dokumentet që duhet të dorëzohen përfshijnë:
Dëshmi të regjistrimit në QKK dhe të pagesës së tarifës së aplikimit (100 EUR).
Sinopsisin, tritmentin dhe skenarin.
Konceptin regjisorial dhe një moodboard vizual.
CV-të dhe portofolin e autorëve kryesorë.
Buxhetin e detajuar dhe strategjinë e distribucionit.
Referencat profesionale dhe një deklaratë qëllimi nga bashkëprodhues ose partnerë, nëse ka.
Për më shumë detaje rreth konkursit, ju lutemi vizitoni rubrikën e konkursit në webfaqe, apo duke klikuar në vegëzën e mëposhtme: https://qkk-rks.com/sq-al/konkursi/
/Katror.info