katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Bislimi takoi Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, biseduan rreth marrëdhënieve bilaterale
    3 minutes ago
    Osmani nga Tokio uron Kosovën për Ditën e Çlirimit
    1 minute ago
    Drejtori i Policisë së Kosovës pret në takim ambasadorin e Francës
    3 hours ago
    DhTIK kundërshton vendimin e ZRRE-së për KEK-un si furnizues të mundësisë së fundit
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale
    7 hours ago
    Ambasada e SHBA: 12 qershori 1999, pikë kthese historike për Kosovën
    8 hours ago
    Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës
    8 hours ago
    KFOR shënon “Javën e KFOR-it” në Ferizaj në bashkëpunim me të rinjtë vendorë
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës
    3 hours ago
    ‘Lutje Zotit’, e presidentit Rugova në Ditën e Çlirimit më 12 qershor, 1999
    4 hours ago
    Marigona Qerkezi debuton në Royal Opera House në Londër
    9 hours ago
    Trump thotë se ka arritur marrëveshje tregtare me Kinën
    24 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    24 hours ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    3 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    7 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    7 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    9 hours ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    1 day ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shqipëri, vullnetarë të shoqatës “Eko Mendje” ndihmojnë të varfërit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Shqipëri, vullnetarë të shoqatës “Eko Mendje” ndihmojnë të varfërit

Last updated: 28/12/2024 8:35 AM
74 Shikime
Shpërndaje
FOTO: VOA

Në Shqipëri, shoqata e të rinjve vullnetarë “Eko Mendje” është vlerësuar si “Vullnetari i vitit 2024”. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, të rinjtë vullnetarë të “Eko Mendje” prej disa vitesh punojnë në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të mjedisit natyror si dhe mbështetjes së familjeve të varfëra dhe të moshuarve që jetojnë të vetmuar.

Në prag të Vitit të Ri të rinjtë vullnetarë kanë mbledhur ndihma ushqimore nga qytetarë, biznese dhe organizata humanitare, të cilat po ua shpërndajnë familjeve në nevojë.

Në këto ditë të fundvitit, një grup të rinjsh vullnetarë të shoqatës “Eko Mendje” po trokasin në dyert e familjeve të varfëra në Shkodër duke shpërndarë pako me ndihma ushqimore të dhuruara nga qytetarë, biznese dhe organizata humanitare.

Mundesh me e lexu edhe…

Llojet më të mira të frutave që mund t’i hani para gjumit

Është një traditë e krijuar vitet e fundit nga vullnetarët e “ Eko Mendje”, në përpjekje për t’u qëndruar afër familjeve të varfëra dhe gjyshërve që jetojnë të vetmuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në prag festash ne mundohemi që të japim kontributin tonë vullnetarë, në çdo shtresë dhe në çdo fushë. Dhe, këtë herë për të mbledhur ushqimet për familjet në nevojë. Gjithmonë festat simbolizojnë tavolinën plot si me ushqime, ashtu edhe me familjarët që bashkohen, por shikojmë se disa familje nuk i kanë këto mundësi ekonomike, por edhe sociale. Ka edhe familje me probleme shëndetësore ose me fëmijë jetimë, ndaj ne mundohemi me mbledh sa më shumë ushqime dhe për të dhënë kontributin tonë të vazhdueshëm si vullnetarë”, tregon Mirsad Basha, nga shoqata “Eko Mendje”.

Myzafer Kraja jeton vetëm me gruan e tij në një shtëpi te rrënuar, jo shumë larg qendrës së qytetit të Shkodrës që, në këto ditë të fundvitit, shkëlqen nga atmosfera festive.

“Këtu kam lindur dhe jam rritur. Ka qenë shtëpia e vjetër që u shemb dhe kam bërë këtë shtëpinë tjetër duke mbledhur tulla të përdorura me biçikletë. Kështu me halle”, tregon ai.

Mes vullnetarëve të “Eko Mendje” është edhe ekonomistja Atalanta Kraja, e cila është përfshirë bashkë me familjen e saj në aktivitetet që zhvillon shoqata, si në fushën e mbështetjes për shtresat në nevojë, ashtu edhe në drejtim të mbrojtjes së mjedisit natyror.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë kam 6-7 vite që jam pjesë e “Eko Mendje” së bashku me familjen. Me burrin dhe fëmijët mundohemi që të përfshihemi sa më shumë në këto aktivitete që të percjellim një frymë të mirë vullnetarizmi edhe tek fëmijët, por edhe që të jemi afër njerëzve në nevojë sado pak me ndihmën tonë”, tregon ajo.

Ditët e fundit, të rinjtë vullnetarë të “Eko Mendje” u nderuan nga organizata “New Vision” me çmimin “Vullnetari i vitit 2024”, një çmim që respekton kontributin e tyre për mbështetjen e shtresave në nevojë, sidomos të moshuarve që jetojnë të vetmuar, ashtu edhe për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit natyror përmes mbjelljes së pemëve apo pastrimit të lumenjve dhe liqenit nga mbeturinat, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për komunitetin.

“ Një çmim i tillë do të thotë se ti je duke vepruar mirë. Dhe kur ti vepron mire atëherë edhe të tjerët munden me u perfshi dhe me të ndihmu sa më tepër. Ne mundohemi me e përhapë sa më shumë frymën e vullnetarizmit dhe altruizmit dhe, na vjen shumë mire që, me qindra persona na bashkohen, japin ndihmën e tyre atje ku e ndjejnë dhe ku munden me dhanë më shumë”, thotë Mirsad Basha, nga shoqata “Eko Mendje”.

Shqipëria ka miratuar në vitin 2016 ligjin “Për Vullnetarizmin” , por ai është pak i njohur dhe zbatuar. Në zonat rurale, ku jeton një pjesë e madhe e popullsisë dhe ku problemet ekonomike dhe sociale janë më të shumta, vullnetarizmi thuajse nuk ekziston.

Ndërsa janë të pakta rastet kur, në mënyrë vullnetare, banorët apo komunitetet lokale përfshihen në përballimin e emergjencave natyrore si përmbytjet, zjarret në pyje apo bllokimet e rrugëve nga dëbora. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    ‘Lutje Zotit’, e presidentit Rugova në Ditën e Çlirimit më 12 qershor, 1999
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Mot me diell, temperaturat deri në 29 gradë
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
TAGGED:aktivizmi i qytetareveEko Mendjekomunitetilajme të miravullnetarët

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Edmond Hajrizi pranohet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Evropës
Artikulli i ardhshëm GAP thekson përdorimin e të dhënave gjinore për zhvillimin e politikave publike

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale

12 Shikime
Lajme të mira

Ambasada e SHBA: 12 qershori 1999, pikë kthese historike për Kosovën

12 Shikime
Lajme të mira

Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?