ReMusica nis vitin 2025 me një koncert të përbashkët me Orkestrën e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor (WBYO), nën dirigjimin e Desar Sulejmani-t, me solist Mario Ruska në klarinetë.
Ky koncert organizohet për të shënuar 255-vjetorin e lindjes së L.V. Beethoven.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale.
“Në kuadër të Post ReMusica, prezantojmë koncertin e parë për vitin 2025 me WBYO – Western Balkans Youth Orchestra / Orkestrën e Rinjve të Ballkanit Perëndimor, nën dirigjimin e Desar Sulejmani, me solist Mario Ruska në klarinetë, për të shënuar 255-vjetorin e L.V.Beethoven” thuhet në njoftim.
Koncerti do të mbahet më 8 janar, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 19:30, me hyrje të lirë. /Katror.info
Përgatiti:
