Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka ndarë një ëndërr të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka shpërndarë një video ku tregon se dëshira e saj më e madhe është që të ketë një lopë në shtëpi.
“Qëllimi im në jetë është të kem një lopë shtëpie,” ka shkruar ajo.
Përveç suksesit të saj artistik, Bebe Rexha është e njohur për thjeshtësinë dhe autentikën që e karakterizojnë, duke i bërë ata që e duan të ndihen të lidhur me të. Ky aspekt i personalitetit të saj ka kontribuar në krijimin e një lidhjeje të fortë me fansat e saj, të cilët e ndjekin përveç muzikës së saj edhe për këtë qëndrim të hapur e të vërtetë.
Bebe Rexha, e cila vitin e kaluar performoi në Sunny Hill Festival në Kosovë, vazhdon të jetë një nga artistet më të dashura në industrinë muzikore ndërkombëtare./TAR