katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Mbyllet Panairi i Librit `Prishtina 2025`
    9 hours ago
    Tirana mirëpret nesër diplomacinë e Evropës Juglindore
    20 hours ago
    Mot i nxehtë edhe të dielën
    21 hours ago
    SHBA falënderon qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritet
    21 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mbi 500 vende shtesë këtë vit akademik në UP
    9 hours ago
    BE rrit mbështetjen për hekurudhat shqiptare
    20 hours ago
    17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës
    15 hours ago
    Rame Lahaj fton Marigona Qerkezin në RLIOF e sivjetmë
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nesër hapet FemArt 2025 me performancën e Shkodrës Elektronike
    9 hours ago
    James Brown, nga vallëzimi në rrugët e qytetit deri te fama botërore
    10 hours ago
    Si Lil Wayne u bë Kobe Bryant-i i repit
    15 hours ago
    David dhe Victoria Beckham, zyrtarisht ‘Sir’ dhe ‘Lady’
    20 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    2 days ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    4 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    6 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 days ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    4 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    2 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    5 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    2 weeks ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Feride Rushiti dhe QKRMT nominohen për çmimin Nobel për Paqe
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Feride Rushiti dhe QKRMT nominohen për çmimin Nobel për Paqe

Last updated: 16/01/2025 10:53 PM
326 Shikime
Shpërndaje
Feride Rushiti

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), të cilën ajo e drejton janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Lajmin e ka bërë të ditur zonja Rushiti përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Katror.info.

“Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, Magnus Jakobsson më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë.

Një falënderim i përzemërt shkon për z. Jacobsson për besimin e tij në misionin tonë dhe për amplifikimin e zërave të atyre që shpesh nuk dëgjohen,” ka shkruar ajo.

Mundesh me e lexu edhe…

Mbi 500 vende shtesë këtë vit akademik në UP

Deputeti suedez Jakobsson në propozimin e tij ka thënë se e nominon Dr. Feride Rushiti dhe OJQ-në Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) për Çmimin Nobel për Paqen, në shenjë vlerësimi për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetin e të mbijetuarve dhe shërimin e komuniteteve të plagosura nga lufta. Puna e Dr. Rushiti dhe e QKMRT-së përfaqëson fuqinë e dhembshurisë, guximit dhe avokimit të palodhur përballë vështirësive të paimagjinueshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Si mjeke dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, Dr. Rushiti ia ka kushtuar karrierën e saj adresimit të pasojave shkatërruese të torturës, dhunës seksuale dhe mizorive të tjera të kohës së luftës. Pas Luftës së Kosovës (1998-1999), ajo themeloi Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), organizatën e parë të këtij lloji në Kosovë. Nën drejtimin e saj vizionar, QKRMT ka ofruar mbështetje të rëndësishme mjekësore, psikologjike dhe ligjore për mijëra të mbijetuar, duke siguruar që zërat e tyre të dëgjohen dhe nevojat e tyre të përmbushen,” thuhet në arsyetimin për nominim të Jakobsson.

Tutje ai ka shtuar se avokimi novator i Dr. Rushiti për njohjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës ka transformuar diskursin kombëtar në Kosovë.

“Përpjekjet e saj të palodhura çuan në krijimin e një kornize ligjore që i njeh këta të mbijetuar si viktima civile të luftës, duke u mundësuar atyre qasje në reparacione të shumëpritura. Kjo arritje historike, e realizuar në vitin 2017, ka sjellë dinjitet dhe mbështetje financiare për shumë të mbijetuar dhe qëndron si një simbol shprese për drejtësinë pas konflikteve në mbarë botën.”

“Përtej punës së saj me të mbijetuarit, Dr. Rushiti ka promovuar trajtimin human të të burgosurve dhe të ndaluarve, duke avancuar standardet ligjore dhe etike në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Përkushtimi i saj për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në respektin për të drejtat e njeriut ka pasur një ndikim të thellë, duke frymëzuar aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Përkushtimi i palëkundur i Dr. Rushiti nuk ka kaluar pa u vënë re. Në vitin 2018, ajo u nderua me Çmimin Ndërkombëtar të Grave të Guximit nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, një njohje e ndikimit të saj transformues në jetën e të mbijetuarve dhe rolit të saj si lidere globale në avokimin për të drejtat e njeriut.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Çmimi Nobel për Paqen synon të nderojë individët puna e të cilëve promovon paqen, drejtësinë dhe pajtimin. Dr. Feride Rushiti dhe QKRMT mishërojnë këto ideale përmes përkushtimit të tyre të përjetshëm për mbështetjen e më të cenueshmëve, shërimin e plagëve të konfliktit dhe ndërtimin e një themeli për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe përtej. Për këto arsye, ne mbështesim fuqimisht Dr. Feride Rushiti dhe QKRMT si kandidatë të merituar për Çmimin Nobel për Paqen. Puna e saj/tyre është një dëshmi e qëndrueshmërisë së shpirtit njerëzor dhe e ndikimit të thellë të dhembshurisë në krijimin e një bote më të drejtë dhe paqësore,” thuhet në deklaratën e deputetit Jacobsson.

Në anën tjetër, Rushiti u shpreh se ky moment është një arritje e madhe për të, ekipin e jashtëzakonshëm të QKRMT-së, dhe mbi të gjitha, për të mbijetuarit që qi qendër iu shërbyen për 25 vjet.

“Ky moment i veçantë, na frymëzon të vazhdojmë përpjekjet tona kolektive, duke avokuar globalisht dhe ndarë praktikat e mira të Kosovës, për të trajtuar këtë plagë të rëndë dhe për të kontribuar në parandalimin e dhunës seksuale në konflikt, si dhe në arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit.

Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë këtij çerekshekulli të punës sonë.

Ky moment na takon të gjithë neve që besojmë në një botë më të drejtë dhe paqësore,” ka shkruar ajo.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicioni i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
TAGGED:Feride RushitiLajme te miraQKRMTtopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Autori i vogël, Fron Zherka, të ardhurat e librit i dhuron për Shoqatën e Autizmit
Artikulli i ardhshëm Albumi ‘Balloonerism’ i Mac Miller publikohet sot

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Mbi 500 vende shtesë këtë vit akademik në UP

34 Shikime
Lajme të mira

BE rrit mbështetjen për hekurudhat shqiptare

25 Shikime
Lajme të mira

17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës

29 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?