katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    27 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    33 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    56 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    33 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “MusiKOS” për talente të reja që bashkohen në diversitet muzikor
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“MusiKOS” për talente të reja që bashkohen në diversitet muzikor

Last updated: 23/01/2025 9:09 AM
165 Shikime
Shpërndaje
Foto: Inisituti Francez i Kosoves / KOHA
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. “MusiKOS” për talente të reja që bashkohen në diversitet muzikor

Projekti franko-gjerman “MusiKOS” i lansuar të mërkurën brenda një viti synon të mbështesë 100 fëmijë në fushën e muzikës. “Përkrahja e Talenteve Muzikore dhe Diversitetit Kulturor: Fuqizimi i Rinisë së Kosovës përmes Edukimit dhe Performancës Muzikore Inkluzive” nuk ndalet vetëm te nxjerrja në dritë e sa më shumë talenteve muzikore por zgjerohet edhe të fuqizimi i larmisë etnike në vend, shkruan KOHA.

Vetë pagëzimi i projektit – “MusiKOS” – ka një tingëllimë harmonie, e në esencë është ajo që synon. E bën këtë nëpërmjet muzikës. Instituti Francez i Kosovës, Goethe Center Prishtina dhe shkolla e muzikës “Amadeus”, janë bashkuar për ta konkretizuar atë, e të mërkurën lansimi i këtij projekti ka përkuar edhe me një datë simbolike: 62-vjetorin e Traktatit të Elizesë, që shënon pajtimin franko-gjerman. 

Projekti “Përkrahja e Talenteve Muzikore dhe Diversitetit Kulturor: Fuqizimi i Rinisë së Kosovës përmes Edukimit dhe Performancës Muzikore Inkluzive” nuk ndalet vetëm te nxjerrja në dritë e sa më shumë talente muzikore por zgjerohet edhe të fuqizimi i larmisë etnike në vend me theks të veçantë te diversiteti muzikor. 

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Në projektin franko-gjerman, të rinjtë kosovarë prej moshës 6 deri në 17 vjeç, do të përfitojnë trajnime intensive të muzikës klasike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, e ka vlerësuar këtë projekt duke thënë se do të ruajë trashëgiminë muzikore të vendit, përmes së cilës më së miri paraqitet edhe prania e diversitetit etnik në Kosovë.

“Pas audicioneve të cilat ‘Amadeus’ do t’i fillojë me muzikantët e rinj dhe këngëtarë të korit nëpër të gjithë vendin, e veçanërisht me ata që kanë një prejardhje jo të favorizuar socio-ekonomike, shumë talente të përzgjedhura do të arrijnë të përfitojnë nga trajnimet individuale dhe ato orkestrale përgjatë gjithë vitit. Faleminderit muzikës që nxit mirëkuptimin dhe forcon lidhjet e komunitetit si edhe përfshirjen sociale”, ka thënë ambasadori Guérot. Bashkëpunëtori i tij në këtë projekt, zëvendësambasadori gjerman në Kosovë, Matthias Conrad, marrëveshjen mes tyre e lidhi edhe me datën konkrete që lidhet me Traktatin e Elizezë të vitit 1963, i cili shërbeu për të pajtuar Francën e Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore. 

“Ne sot festojmë Traktatin e Elizezë. E ky traktat përfaqëson një udhëtim të gjatë për pajtimin franko-gjerman. Ai u nënshkrua në vitin 1963 dhe arriti t’i kthejë dy ish-kundërshtarë në aleatë të ngushtë dhe në miq të vërtetë. Shndërroi armiqësinë në partneritet dhe në miqësi. Dhe kjo dëshmon se dialogu dhe bashkëpunimi mund të kapërcejnë edhe përçarjet më të thella shekullore. Traktati i Elizezë në atë kohë i kushtoi theks të veçantë rinisë. E, jam shumë krenar dhe i lumtur që në këtë mënyrë ne sot mund të vazhdojmë projektin që po e lansojmë”, ka thënë zëvendësambasadori Conrad.
Conrad po ashtu ka thënë bashkëpunimi gjermano-francez, duhet të shërbejë si frymëzim për çdo komb që dëshiron të krijojë identitetin e tij, e sidomos atë kulturor.

Shpërfaqje dhe përforcim i talentit në këndim e lojë në instrumente muzikore, sipas drejtueses së shkollës “Amadeus”, Hana Petrovci, do t’u mundësohet 100 fëmijëve të Kosovës përmes “MusiKOS”. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Projekti parasheh gjithashtu inkorporimin e nxënësve të talentuar, të cilët ndoshta nuk kanë mundësi të ekspozohen shumë në ambiente kulturore dhe artistike, me anë të të cilit ne do t’i përfshijmë këta nxënës në këtë projekt duke u dhënë mundësinë të shprehin talentin e tyre dhe përveç saj edhe të zhvillojnë talentin qoftë në instrumente muzikore, të cilat ata i preferojnë, por edhe në këndim si individual ashtu edhe në këndim koral”, ka thënë Petrovci. Projekti “MusiKOS” do të zgjasë një vit.
Siç përshkruhet projekti në njoftimin për medie, ai është përzgjedhur të financohet nga Fondi Franko-Gjerman i Kulturës, i cili “mbështet iniciativat e bashkëpunimit kulturor midis rrjeteve diplomatike dhe kulturore franceze e gjermane dhe partnerëve të tyre lokalë në vendet e huaja”.  

Po sipas njoftimit, “është parashikuar që ‘MusiKOS’, të festojë edhe trashëgiminë e pasur muzikore franko-gjermane, duke ofruar mentorim dhe udhëzime nga muzikantë francezë dhe gjermanë, të cilët së bashku me muzikantë profesionistë kosovarë, do t’u ofrojnë mësim talenteve të reja për një karrierë muzikore, duke nxitur një shkëmbim të thellë kulturor”. 

Në ceremoninë e së mërkurës këto dy institucione janë zotuar se do t’i bashkojnë forcat e tyre, që të sjellin projekte të tjera kulturore e më gjerë në Kosovë./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:Goethe Center PrishtinaInstituti Franko Gjermanlajme të miraprojekti MusiKOSShkolla e muzikes "amadeus"top3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Hiqet kërkesa për vaksinën COVID-19 për emigrantët që kërkojnë qëndrim në SHBA
Artikulli i ardhshëm Ish-ambasadori amerikan në Kosovë nderohet me ceremoni flamuri për 34 vjet shërbim publik

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

6 Shikime
Lajme

Basha mbledh krerët e partive sot

9 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

52 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?