Skitarja e talentuar, Kiana Kryeziu, pas një pune dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm, ka përmbushur 5 kriteret e nevojshme për Normë Olimpike në disiplinën Sllallom i Madh (GS) për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026!
Këtë e ka bërë të ditur Federata Skitare e Kosovës, nga i cili shënohet një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt Olimpikeve.
Kiana po vazhdon përpjekjet për të siguruar norma edhe në disiplinat e tjera: Sllallom, Super G dhe Lëshim (Downhill).
”Një tjetër lajm i shkëlqyer! Skitarja e përfaqësueses së Kosovës dhe njëherish anëtarja e klubit PRO ONE PR01, Kiana Kryeziu, pas një pune dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm ka arritur të përmbushë 5 kriteret e nevojshme për Normë Olimpike në disiplinën Sllallom i Madh (GS) për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026! Kiana po vazhdon përpjekjet për normat edhe në disiplinat e tjera: Sllallom, Super G, dhe Lëshim (Downhill). Suksese në rrugëtimin olimpik, Kiana!,” ka shkruar Federata./Katror.info