katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    23 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    34 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    36 minutes ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    34 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    2 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rrjeti Grave Gazetare të Kosovës me hapa konkretë për fuqizimin e grave në media
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Rrjeti Grave Gazetare të Kosovës me hapa konkretë për fuqizimin e grave në media

Last updated: 28/01/2025 4:01 PM
110 Shikime
Shpërndaje
Foto: AGK/Facebook
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Rrjeti Grave Gazetare të Kosovës me hapa konkretë për fuqizimin e grave në media

Raporti më i fundit, i përgatitur nga Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), sjell në vëmendje sfida si ngacmimet seksuale dhe presionet për të balancuar përgjegjësitë profesionale dhe personale.

“Ndërtimi i një kulture me tolerancë zero ndaj ngacmimeve”, është synimi, siç thotë Getoarba Mulliqi, Drejtoreshë Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Ajo në një intervistë për Katror Media, ka folur si bashkëautore e raportit to parë të thelluar mbi pozitën dhe sigurinë e grave gazetare në Kosovë, ku si fillim ka theksuar se themelimi i RrGGK-së është një ndër sërë iniciativat që AGK ka themeluar me qëllim të krijimit të një ambienti gjithëpërfshirës për gratë që punojnë në media, për parandalimin e gjuhës seksiste dhe mizogjene në diskursin publik, si dhe ofrimin e një hapësire të sigurt për adresimin e problemeve që hasin në vendin e punës apo gjatë punës në terren.

Mundesh me e lexu edhe...

“Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup

Raporti i përpiluar nga Getoarba Mulliqi dhe Artiola Babuni, me eksprete nacionale Leonida Molliqajn, u fokusuan në tri çështje kryesore: ngacmimin seksual në punë, sfidat për të balancuar përgjegjësitë profesionale dhe personale, si dhe rreziqet e sigurisë që gratë përjetojnë në punë dhe jashtë redaksive.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

‘’Ky raport erdhi si rezultat i shqetësimeve rë vazhdueshme mbi pozitën e grave gazetare në një profesion që shpesh herë nuk ofron mbështetje adekuate. Ngacmimi seksual në vendin e punës dhe sfidat për të balancuar përgjegjësitë profesionale me ato personale janë ndër sfidat më të theksuara, që ndikojnë në performancën dhe mirëqenien e grave në këtë fushë. Angazhimi ynë synon t’i japë zë këtyre përvojave dhe të nxjerrë në pah nevojën për ndryshime strukturore dhe kulturore’’, ka shtuar ajo, derisa thekson se sfida të ngjashme janë evidentuar edhe në raportet e më hershme të AGK-së.

‘’Sipas raportit “Treguesit e Nivelit të Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve – Kosova 2023”, të AGK-së, me autore mua dhe Leonita Morinën, ekzistojnë sfida të dukshme në arritjen e barazisë gjinore në pozita menaxheriale brenda dhomave të lajmeve. Raporti thekson se, megjithëse shumica e gazetarëve nëpër media janë gra dhe gjithashtu shumica e anëtarësisë së AGK përbëhet nga gra, kjo nuk reflektohet në drejtimin e mediave, ku burrat vazhdojnë të dominojnë përsa u përket pozitave udhëheqëse. Kjo pabarazi tregon për nevojën e masave konkrete (të cilat po i ndërmarrim me ndihmën e partnerëve dhe donatorëve) për të fuqizuar gratë në role udhëheqëse dhe për të krijuar një ambient më gjithëpërfshirës dhe të barabartë, në media. Përsa i përket përfshierjes në debate televizive, sipas gjetjeve te raportit të lartpërmendur, gratë gazetare nuk ndjehen të nënpërfaqësuara në to për shkak të diakriminimit në baza gjinore, por për shkak se preferojnë të mos përfshihen në to vullnetarisht, kryesisht për shkak të gjuhës dhe formatit’’, ka thënë Mulliqi.

Mulliqi thotë se AGK ka qenë përherë e përkushtuar në promovimin e barazisë gjinore në media. AGK organizon evente, si ndarja e çmimeve me fokus në fuqizimin e grave, si dhe prodhon raportin vjetor, i cili përfshin komponentën e grave me theks të veçantë.

“Përmes aktiviteteve si ndarja e Çmimeve Vjetore në Gazetari, ku janë vlerësuar gazetare për punën e tyre të jashtëzakonshme, çmimeve për fuqizimin e gruas, si dhe të raportimit të drejtë rreth të drejtës së grave në pronë, AGK ka theksuar mbi të gjitha rëndësinë e përfshirjes së grave në të gjitha fushat e gazetarisë, përtej aspekteve që i përkasin barazisë gjinore’’, ka thënë Mulliqi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këto angazhime ajo thekson se janë për të siguruar që gratë të kenë një prani të barabartë dhe të dukshme në diskutimet në media dhe në shoqëri, nëpërmjet fuqizimit të tyre dhe krijimit të ambientit më gjithpërfshirës, aty ku ka nevojë.

Sfidat janë të mëdha, por sipas Mulliqit, ekzistojnë zgjidhje dhe mekanizma të cilat e ndërtojnë një hapësirë respektuese të barazisë gjinore, ku në rend të parë thekson edukimin e stafit dhe krijimin e rrjeteve mbështetëse ku gratë mund të ndajnë përvojat e tyre dhe të marrin mbështetje.

‘’Përsa u përket ndryshimeve, në aspektin afatshkurtër, nevojitet miratimi i politikave të brendshme në media që adresojnë barazinë gjinore dhe sigurinë në vendin e punës. Ndërsa ndryshim në periudhë më afatgjatë, janë të domosdoshme ndryshimet e kulturës së përgjithshme në media, duke përfshirë promovimin e grave në pozita udhëheqëse, rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat e tyre dhe krijimin e një trupi funksional (ideale do të ishte themelimi i një Sindikate të Punonjësve Medialë) më të fortë që monitoron respektimin e të drejtave të punës për gazetarët”, thekson Mulliqi.

Teksa paraqet zgjidhjet potenciale, ajo thekson gjithashtu edhe rëndësinë e mbështetjes institucionale ndaj grave dhe lehtësimin e raportimit të rasteve, përfshirë edhe organizatat si AGK dhe RrGGK.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

‘’E fundit por jo nga rëndësia, ne besojmë se mbështetja për gratë gazetare që përjetojnë kërcënime dhe ngacmime mund të përmirësohet duke ofruar trajnime mbi sigurinë fizike dhe digjitale, qasje më të lehtë në mbrojtje ligjore, dhe krijimi i mekanizmave ku ato mund të raportojnë pa frikë për sulmet dhe ngacmimet me të cilat ato përballen. Institucionet përgjegjëse, përfshirë këtu edhe ne si AGK dhe RrGGK, duhet të vazhdojmë aktivizmin dhe punën për të mbështetur sa më shumë gratë në media, si dhe të kërkojmë përgjegjësi dhe mbështetje më të madhe institucionale dhe përmirësim të mekanizmave ligjorë për adresimin e këtyre rasteve’’, ka përfunduar ajo.

Sipas Mulliqit, prioritet mbetet krijimi i një Sindikate të Punonjësve Medialë që do të monitorojë respektimin e të drejtave të gazetarëve dhe do të sigurojë mbështetje për gratë që përballen me kërcënime apo ngacmime. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:duqizimi i gravegrate ne mediahapa konkretinstitutlajmeMediamizogjiniaraportrrjeti i grave gazetare te kosovesseksizmisfidatsfidat profesionaletop1Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet e zjarrta
Artikulli i ardhshëm Prishtina bëhet qendra e inovacionit digjital në shëndetësi

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

LajmeLajme të mira

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

3 Shikime
Lajme

India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina

1 Shikim
Lajme

NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?