katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    9 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    9 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    8 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    9 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    9 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    9 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mbi skenë ka dritë, pas saj ka sakrificë – realiteti i K-pop-it
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life StylePeople

Mbi skenë ka dritë, pas saj ka sakrificë – realiteti i K-pop-it

Last updated: 02/02/2025 11:49 AM
106 Shikime
Shpërndaje
Foto: CNN

Për ata që ndjekin K-pop, por edhe për fansat e K-dramave të cilat trajtojnë jetën artistëve në Korenë e Jugut, është e qartë se rruga drejt famës në Korenë Jugore, nuk është e lehtë.

Ata e dinë që realiteti dhe ajo që shohim në ekran janë dy botë krejtësisht të ndryshme, se pas shkëlqimit të skenës fshihen vite të tëra stërvitjeje të ashpëra, sakrifica dhe presion i pamëshirshëm.

Pas shkëlqimit të skenës dhe suksesit global, fshihet një rrugë e mbushur me sakrifica, disiplinë të hekurt dhe sfida të pafundme, ku talenti nuk mjafton pa përkushtim dhe durim të jashtëzakonshëm.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Pas skenave mahnitëse, videoklipeve të përsosura dhe performancave të fuqishme, qëndron një industri e ashpër, ku trajnimi pa fund, presioni për përsosmëri dhe standardet ekstreme të bukurisë janë pjesë e realitetit të përditshëm të artistëve në ngritje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Drama Doona!, e publikuar në vitin 2023 me aktoren e talentuar Suzy në rolin kryesor, e sjell këtë aspekt në mënyrë të ndjerë dhe realiste, duke treguar anën më të ndërlikuar të famës dhe sakrificave që sjell ajo.

Më poshtë, mund të lexoni një përshkrim nga gazetarja Jessie Yeung për CNN, ku trajtohet rrugëtimi i disa vajzave që synojnë të bëhen yjet e ardhshëm të K-pop, një rrugë që nuk garanton sukses, por kërkon gjithçka nga ata që e ndjekin.

Shtatë vajza janë ulur në një dhomë, duke pritur që emri i tyre të thirret. Të gjitha janë të reja, elegante dhe të bukura, me moshë nga 14 deri në 20 vjeç, me flokë të shkëlqyeshëm dhe lëkurë të përsosur. Në ajër ndihet pritja e ankthshme dhe nervozizmi u lexohet qartë në fytyrë.

Ato janë gati të mësojnë se cila prej tyre do të përzgjidhet për të qenë pjesë e grupit më të ri të K-pop në Korenë e Jugut një ëndërr e përbashkët për panumërta shpresa të reja në mbarë vendin dhe, gjithnjë e më shumë, në botë, ndërsa industria multibilionëshe po fiton popullaritet global.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por rruga për të mbërritur në atë dhomë është e gjatë dhe rraskapitëse. Vajzat kanë kaluar muaj apo vite duke u trajnuar në këndim, vallëzim, rep dhe performancë gjithçka ndërsa ndjekin regjime të rrepta ushtrimesh dhe dietash.

Disa kanë hequr dorë nga arsimi formal ose janë larguar nga familjet qindra kilometra larg. Dhe në botën e shpejtë të K-pop-it, ku yjet debutojnë në moshë të re dhe grupet shpesh shpërbëhen pas vetëm disa vitesh, disa vajza ndihen sikur kjo është mundësia e tyre e vetme.

“Në botën e idhujve, 18 vjeç është një moshë shumë e madhe … kështu që nëse humbas këtë mundësi, shqetësohem nëse do të ketë një vend tjetër përveç kësaj kompanie që do të më pranonte,” tha 18-vjeçarja Ah-In Lee, një nga shtatë trajnuest e fundit në kompaninë K-pop, MZMC.

Kyung Lah nga CNN mori akses ekskluziv në javën e fundit të trajnimit të MZMC-së përpara se të debutonte grupi i saj i parë, për një dokumentar të transmetuar në “The Whole Story With Anderson Cooper.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Themeluesi dhe CEO i MZMC, Paul Thompson, amerikan i cili ka shkruar dhe prodhuar qindra këngë K-pop, vlerëson se kanë kaluar nëpër mijëra audicione përpara se të përzgjidhnin rreth 30 vajza si trajnuese zyrtare – nga të cilat tani kanë mbetur vetëm shtatë.

foto: cnn

Të tjerat ose u tërhoqën vetë, ose u eliminuan gjatë vlerësimeve mujore që përcaktonin nëse vajzat në trajnim, po përparonin mjaftueshëm shpejt.

Këto eliminime janë normë në makinerinë gjigante të K-pop-it, e cila dallohet nga industritë e tjera muzikore në botë për shkallën e saj të zhvillimit dhe prodhimit të artistëve.

Agjencitë jo vetëm që trajnojnë dhe përzgjedhin yjet ato vendosin oraret e tyre, përgatisin debutimet publike, menaxhojnë paraqitjet mediatike dhe koncertet, inkurajojnë ndërveprimin me fansat në internet dhe madje mbikëqyrin shumë aspekte të jetës së tyre personale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shtetet e Bashkuara dikur kishin një version të ngjashëm të këtij sistemi me Motown, ku kjo shtëpi diskografike zbulonte talentet e reja gjatë viteve ‘60 dhe ‘70 dhe i mësonte si të performonin, por kjo praktikë u zhduk “sepse është shumë e kushtueshme,” tha Thompson.

Por në Korenë e Jugut, ky sistem është zhvilluar jashtëzakonisht – MZMC është një kompani relativisht e vogël. Thompson vlerësoi se shtëpitë më të mëdha diskografike mund të nënshkruajnë kontrata me qindra trajnues përpara se t’i reduktojnë në një përzgjedhje përfundimtare.

FOTO E EDITUAR /PINTEREST

Një nga shtatë vajzat në MZMC është Brittney Jang, një 20-vjeçare e qetë dhe e butë në të folur, e cila u rrit në SHBA përpara se të kthehej në vendlindjen e saj, Korenë e Jugut, për të ndjekur ëndrrën e saj në K-pop.

Më e madhja mes vajzave, ajo dukej e sigurt për shanset e saj për të hyrë në pesëshen përfundimtare ndoshta sepse e dinte mirë se çfarë ishte në lojë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nëse nuk përzgjidhet, “kjo do të thotë që nuk mund të bëhem një idhull,” tha ajo për CNN, duke përdorur një term të zakonshëm për yjet e K-pop-it.

“Kjo është mundësia ime e fundit”, tha ajo.

Trajnim i pamëshirshëm dhe presion i vazhdueshëm

Për vajzat, dita fillon çdo mëngjes me dy orë në palestër përpara një dite të plotë me mësime, duke përfshirë ato vokale dhe të vallëzimit. Anëtaret më të reja, si 14-vjeçarja Liwon Kim, ndjekin gjysmën e ditës shkollë të rregullt përpara se të shkojnë menjëherë në trajnim, i cili mund të zgjasë deri në mesnatë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Disa prej tyre nuk jetojnë as me familjet e tyre, por qëndrojnë në konvikte – si 17-vjeçarja Rana Koga nga Japonia, e vetmja vajzë jo-koreane.

Presioni mund të jetë i pamëshirshëm, jo vetëm për aftësitë e tyre, por edhe për pamjen e tyre.

Kjo është pjesërisht pasqyrim i kulturës në Korenë e Jugut, ku standardet e ngurta të bukurisë tradicionalisht kanë vlerësuar lëkurën e çelur, trupat e hollë dhe tiparet hiper-feminine.

Procedurat e kirurgjisë plastike, si operacioni i kapakëve të dyfishtë të syve, janë aq të zakonshme saqë shpesh u ofrohen adoleshentëve si dhurata diplome nga prindërit e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për yjet e K-pop-it, standardet e bukurisë janë edhe më të larta.

‘Ku mendon se duhet ta bëj?’: Një vajzë 16-vjeçare mendon për kirurgji plastike për ëndrrën e saj K-pop

“Fjala është ‘idhull’,” argumenton Thompson, themeluesi i MZMC.

“Askush nuk do të idolizojë dikë që i kujton vetveten. Do të duash të shikosh dikë dhe të thuash: ‘Dua të jem si ai person. Shiko sa i pastër dhe i përsosur duket”, thotë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por kërkesa për trup të hollë mund të kthehet në diçka të errët.

“Pa dyshim, njerëz janë përjashtuar (nga programet e trajnimit) për shkak të peshës së tyre,” tha Amber Liu, një ish-idhull tajvanezo-amerikane e kthyer në artiste indie.

“Zhvillova një zakon shumë të pashëndetshëm, thjesht duke e uritur veten isha 16 vjeç, nuk dija çfarë të bëja”, thotë ai.

Min, një tjetër muziciente e pavarur që dikur ishte pjesë e grupit K-pop Miss A, i tha CNN se 100 paundë (rreth 45 kilogramë) konsiderohet si pesha standarde për një idhull femëror.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këto pritshmëri ndikojnë në jetën e përditshme të vajzave të MZMC, të cilat ndjekin me kujdes marrjen e kalorive dhe peshën e tyre.

foto: cnn

“Duhet të ha, duke zvogëluar sasinë e ushqimit dhe duke llogaritur vlerën ushqyese dhe kaloritë. Kjo është pak e vështirë,” tha Lee, 18-vjeçarja trajnese, duke qeshur ndërsa përmendte picën si ushqimin e saj të preferuar.

Por ajo shtoi: “Mund të thuash se (pamja) është gjëja më e rëndësishme për një idhull, sepse është një punë ku të qenit i dukshëm është gjëja kryesore.”

Thompson, CEO i MZMC, tha se agjencia mat indeksin e masës trupore të trajneseve dy herë në muaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne u sigurojmë atyre pulë të pjekur, vezë të ziera dhe gjëra të tilla, po hanë mjaftueshëm,” tha ai, duke mbrojtur dietën si thelbësore për “estetikën vizuale” të grupit.

Ai këmbënguli gjithashtu se agjencia nuk i detyron trajneset të bëjnë kirurgji plastike, duke thënë se mbi të gjitha vlerëson talentet e tyre muzikore.

Megjithatë, mendimi vazhdon të endet në mendjet e vajzave.

Seoyoung Yun, 16-vjeçare është plot energji dhe vetëbesim, me flokë të zinj të prerë në baluke elegante dhe prej kohësh ka menduar të bëjë kirurgji plastike në sytë e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Puna ime është e tillë që duhet të më dojë publiku, kështu që nëse publiku dëshiron ose ka nevojë të shfaq një anë më të bukur për debutimin tim, mendoj se është në rregull ta bëj,” tha ajo.

Babai i saj më parë kishte kundërshtuar këtë ide, dhe për një moment ajo dukej e pavendosur, duke reflektuar mbi faktin se të qenit “e sigurt në pamjen time natyrale” mund t’i fitonte fansa që “e vlerësojnë atë autenticitet.”

Por në fund, ëndrra për t’u bërë e famshme po fiton.

“Nëse është një ndërhyrje plastike që nuk ndryshon shumë nga pamja ime aktuale, atëherë po, nëse është për sukses, atëherë mendoj se është në rregull ta bëj”, përfundoi ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çmimi i famës

Edhe pasi një grup finalizohet dhe bën debutimin publik, presioni nuk pakësohet. Në fakt, rreziku bëhet edhe më i madh.

Nga të gjitha grupet që debutojnë në tregun e tejngopur, më pak se 1% arrijnë nivelin e famës globale të vendosur nga emra tashmë të njohur si BTS ose Blackpink, tha Woonghee Kim, drejtori i përzgjedhjes në MZMC.

foto: getty images

Dhe popullariteti sjell kufizime të veta. Superfansat e zjarrtë të grupeve më të famshme analizojnë me detaje pamjen, performancat dhe jetën private të anëtarëve. Sjellje të konsideruara “të këqija”, si pirja e duhanit apo konsumimi i alkoolit, mund të shkaktojnë një reagim të madh publik, duke i detyruar yjet të jetojnë nën rregulla të rrepta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo shtrihet madje edhe te takimet romantike. Në vitet e fundit, fansat e zemëruar janë kthyer kundër artistëve që e bëjnë publike jetën e tyre sentimentale.

Vitin e kaluar, këngëtarja e K-pop Karina nga grupi i vajzave Aespa u detyrua të postonte një letër të shkruar me dorë duke kërkuar falje, pasi konfirmoi lidhjen e saj me një aktor.

Ky lajm nxiti disa fansa të kërcënonin me “ulje të shitjeve të albumeve dhe ulëse bosh në koncerte.”

Vetëm disa javë më vonë, lidhja e tyre përfundoi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ekspertët i kanë thënë më parë CNN-it se ky fenomen lidhet pjesërisht me faktin se industria e K-pop është ndërtuar rreth fansave, të cilët shpesh bëjnë donacione bamirësie në emër të yjeve, ose financojnë reklama të pavarura për promovimin e tureve apo albumeve të tyre. Por kjo besnikëri ekstreme do të thotë gjithashtu që artistët dhe agjencitë janë të lidhur ngushtë me kërkesat dhe dëshirat e fansave.

“Ka gjëra të caktuara për të cilat ne i trajnojmë vajzat të jenë të vetëdijshme,” tha Thompson. “Nëse do t’i bësh këto gjëra (si të dalësh me dikë ose të konsumosh alkool) kur të jesh më e madhe, duhet të jesh më private në lidhje me to.”

Disa agjenci kanë zbutur rregullat e tyre vitet e fundit, pasi një seri vdekjesh të profilit të lartë theksoi ndikimin e madh që fama ka në shëndetin mendor të idhujve të K-pop.

Yun, 16-vjeçarja, përjetoi një atak paniku në vitin 2023 pasi i mbijetoi tre viteve të eliminimeve mujore. Ajo pati mundësinë të marrë katër ose pesë muaj pushim nga trajnimi për t’u rikuperuar dhe nuk ka përjetuar më sulme paniku që nga kthimi i saj, tha babai i saj për CNN.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një industri globale

Pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme të këtij profesioni, për shumë aspirantë, të bëhesh një yll K-pop mbetet një ëndërr për gjithë jetën, ndërsa industria vazhdon të zgjerohet.

Pas hyrjes në tregun amerikan me hitin e Psy “Gangnam Style” në vitin 2012, K-pop është bërë pjesë e pandashme e kulturës globale. Blackpink kanë performuar në Coachella, ndërsa BTS kanë marrë pesë nominime për Grammy ndër vite. K-pop ka qenë gjithmonë një nga eksportet më të mëdha kulturore të Koresë së Jugut, dhe ndikimi i tij është rritur edhe më shumë me popullaritetin global të K-dramave dhe K-beauty, duke u bërë pjesë e asaj që quhet “vala koreane.”

Për shtatë vajzat në atë dhomë, mundësia për të hyrë në këtë industri që po formëson kulturën botërore ndodhej vetëm pas asaj dere aty ku Thompson dhe ekzekutivët e tjerë të MZMC-së do t’u tregonin fatin e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një nga një, vajzat u thirrën duke reaguar me shok, gëzim dhe disa lot. Në fund të asaj dite, u krijua grupi i ri i vajzave: VVS, i emëruar sipas një grade të rrallë diamanti, që pritet të debutojë zyrtarisht në fillim të vitit 2025.

Lee, Koga, Jang, Kim dhe anëtarja e fundit, Jiu Moon, ia dolën. Por atmosfera ishte e hidhur, pasi dy prej shoqeve të tyre u eliminuan, përfshirë Yun.

Dy vajzat e eliminuara gjetën rrugë të tjera, me Yun që vendosi të ndjekë një karrierë solo në rap.

Por në botën e pamëshirshme të K-pop, askush nuk mund të parashikojë sa larg do të arrijnë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne do të arrijmë një nivel të caktuar suksesi. Do të gjejmë bazën e duhur të fansave dhe njerëzit e duhur që do ta pëlqejnë muzikën tonë,” tha Thompson, pak pasi shpalli përbërjen përfundimtare të grupit.

“A do të thotë kjo që do të jemi si Blackpink?” shtoi ai.

“Mbetet për t’u parë”, përfundoi ai. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Temperatura të larta sot në Kosovë
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit: Këshilla të dobishme për fytyrën dhe trupin
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Veshje të zeza nga koka te këmbët – Po, edhe në pranverë!
TAGGED:artistëtaspirataBlackpinkBrittney JangBTSfamaFansatgrupeindustria e muzikësKarrieraKoncerteKpopkufizimkulturaLifestyleLiwon KimmuzikaMZMCpasioniPaul ThompsonpeoplepresioniRana Kogarealitetirregullasfidatshëndeti mendorsuksesitophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nga pantallonat e shkurtra te ‘cosplay’: Kthesat befasuese të sezonit të ballove në Vjenë
Artikulli i ardhshëm Lulet që i rezistojnë të ftohtit dhe që mund të na zbukurojnë ballkonin në shkurt

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Google prezanton një opsion të ri për kërkim me AI

5 Shikime
People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

59 Shikime
Life Style

Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?