katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    1 hour ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    1 hour ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    1 hour ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    10 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    10 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    10 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    7 days ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    7 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    10 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Last updated: 05/02/2025 11:00 AM
233 Shikime
Shpërndaje
Foto: NPR
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën dhe se do t’i tërheqë mijëra pjesëtarë të stafit që punojnë jashtë vendit.

“Të premten, më 07.02.2025, të gjithë punonjësit me kontratë të USAID-it do të pezullohen në gjithë botën”, thuhet në një njoftim në uebsajtin e USAID-it, i cili ka qenë jashtë funksionit prej fundjavës së kaluar.

Forca punëtore e USAID numëron më shumë se 10 mijë persona. Rreth dy e treta e stafit shërben jashtë vendit, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit (CRS). Agjencia ka më shumë se 60 misione kombëtare dhe rajonale.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përgjatë 25 vjetëve, USAID-i ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Për stafin e USAID jashtë vendit, Uashingtoni është duke e përgatitur një plan në koordinim me Departamentin e Shtetit dhe do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit të personelit për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara brenda 30 ditësh, thuhet në njoftim.

Udhëheqësia e USAID-it do të shqyrtojë bërjen e përjashtimeve bazuar në vështirësitë personale ose shqetësimet mbi lëvizshmërinë dhe sigurinë, sipas njoftimit.

Në njoftim u theksua se personeli thelbësor që pritet ta vazhdojë punën do të njoftohet nga udhëheqësia e agjencisë deri të enjten, 6 shkurt.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Faleminderit për shërbimin tuaj” – u tha në fund të njoftimit.

Presidenti Trump synon ta bashkojë USAID-in, agjencinë kryesore humanitare të Uashingtonit që ndan miliarda dollarë ndihma jashtë vendit, me Departamentin e Shtetit, si dhe ta shpërbëjë atë si ent të pavarur.

Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tha gazetarëve se ai tani është administrator në detyrë i USAID-it, duke theksuar se kjo agjenci “nuk përgjigjet fare” dhe duke e akuzuar stafin atje se është “i papërgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta” në lidhje me programet.

Ai e njoftoi Kongresin në një letër për riorganizimin e agjencisë, duke thënë se disa pjesë të USAID-it mund t’i bashkohen Departamentit të Shtetit, ndërsa pjesët e mbetur mund të zhbëhen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, meqenëse Kongresi e themeloi USAID-in si një institucion të pavarur brenda degës ekzekutive, presidenti nuk e ka autoritetin ta shfuqizojë atë pa autorizimin e Kongresit, sipas një raporti të CRS-së këtë javë.

Qindra programe të USAID-it, që ofrojnë ndihmë jetike në mbarë botën, u ndalën pasi Trumpi, më 20.01.2025, urdhëroi ngrirjen e shumicës së ndihmës amerikane, duke thënë se ai dëshiron të sigurohet që ajo të jetë në përputhje me politikën e tij të jashtme.

Ai i ngarkoi miliarderin Elon Musk, i cili pretendoi se USAID-i është organizatë “kriminale”, me detyrën për ta tkurrur agjencinë.

Në vitin fiskal 2023, Shtetet e Bashkuara i ndanë 72 miliardë dollarë ndihmë në mbarë botën për shumëçka, nga shëndeti i grave në zonat e konfliktit, te qasja në ujë të pastër, trajtimet për HIV/AIDS, siguria energjetike dhe puna kundër korrupsionit.

Financimi, më pak se 1% e buxhetit total të Shteteve të Bashkuara, është thelbësor për përpjekjet e Uashingtonit për të ndërtuar aleanca në mbarë botën, për të forcuar diplomacinë e tij dhe për të kundërshtuar ndikimin e kundërshtarëve si Kina dhe Rusia në vendet në zhvillim./REL/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:Employeeslajmendihmat amerikanetop4TrumpUSAID

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
Artikulli i ardhshëm KQZ pranon serverë dhe pajisje përcjellëse, donacion nga Gjermania

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

7 Shikime
Lajme

Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!

5 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?