Në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë procesi zgjedhor ka nisur me 20 minuta me vonesë. Kjo për shkak të vonesave të komisionerëve në një pikë vendvotimi.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i kësaj pike, Valon Kurtaj, i cili nuk ka dashur të flas para kamerës, raporton KosovaPress.
Të drejtë vote në këtë qendër kanë 3336 votues, në katër vendvotime.
Ndërkaq, Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në konferencën e parë të KQZ-së për sot ka thënë se materiali zgjedhor në të gjitha vendvotimet është shpërndarë me kohë dhe në të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë ka filluar procesi i votimit./Katror.info