Të gjithë ata që do të votojnë me kusht sot në zgjedhjet që po mbahen sot më 09.02.2025 në Kosovë, kanë mundësi të votojnë vetëm në një qendër votimi, në një komunë.
Sipas KQZ-së janë 38 qendra votimi me kusht, me gjithsej 58 vendvotime.
”Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi i votimit me kusht ka pësuar një ndryshim. Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të lejohet në çdo qendër votimi si në proceset e kaluara zgjedhore”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Më poshtë mund të gjeni qendrat e votimit me kusht dhe adresat, publikuar nga KQZ-ja:
Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë për 1 milion e 970 mijë e 944 votues mtë drejtë vote, ndërsa është bërë e ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Në të gjithë territorin e vendit janë hapur 903 Qendra të Votimit, me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime. /Katror.info
Përgatiti:
