katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    4 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    4 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    4 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    13 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    13 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    13 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    10 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    14 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Trashëgimia pronësore dhe barazia gjinore: Shembujt që po ndryshojnë traditat në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Trashëgimia pronësore dhe barazia gjinore: Shembujt që po ndryshojnë traditat në Kosovë

Last updated: 10/02/2025 11:38 AM
182 Shikime
Shpërndaje
Foto ilustruese /Envato
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Trashëgimia pronësore dhe barazia gjinore: Shembujt që po ndryshojnë traditat në Kosovë

Trashëgimia pronësore mbetet një nga fushat ku traditat dhe stereotipet gjinore vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në vendimmarrje.

Edhe pse gratë kanë të drejta ligjore mbi hisen familjare, ato zotërojnë vetëm rreth 20% të pronave, në gjithë vendin.

Në shumë familje shqiptare, gratë ende përballen me vështirësi për të trashëguar pronë në mënyrë të barabartë me burrat. Sipas të dhënave nga Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në vitin 2023 vetëm 594 gra përdorën shërbimet e ndërmjetësimit për çështje pronësore, kundrejt 3,351 burrave. Kjo pabarazi reflekton një realitet të rrënjosur thellë, ku gratë shpesh nuk përfshihen në vendimmarrjet për pronën ose hezitojnë të kërkojnë të drejtat e tyre.

Mundesh me e lexu edhe...

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

“’Për shembull, rritja e ndërmjetësimit të rasteve civile nga grate (305 raste të trajtuara nga gratë ndërmjetësuese në vitin 2023 dhe 429 në vitin 2024 ) (analizuar këtu vetëm rastet me vetinicim) mund të pasqyrojë një hap përpara në përfshirjen e grave në procese që më parë ishin të dominuara nga burrat. Gjithsesi, ka ende shumë hapësirë për përmirësim, sidomos në rastet e trashëgimisë dhe pronësisë’’, thuhet nga Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONK), gratë hasin pengesa të shumta, duke përfshirë: Stereotipet gjinore dhe presionin familjar; Gratë shpesh ndihen të detyruara të heqin dorë nga të drejtat e tyre për të ruajtur harmoninë familjare; Mungesa e përfaqësimit; Në vitin 2024, vetëm 27% e ndërmjetësuesve aktivë ishin gra, dhe këto përqindje reflektohen edhe në mbështetjen që gratë marrin në proceset pronësore, qofte në ndërmjetësim, ose procese gjyqësore.

Por, sipas ONK, ndryshimet e fundit tregojnë një tendencë pozitive në rritje, me gjithnjë e më shumë familje që po thyejnë traditat dhe po përfshijnë gratë si trashëgimtare të barabarta.

“Mund të vërehet një ndryshim gradual të qasjes ndaj barazisë gjinore në trashëgimi midis brezave të ndryshëm. Brezat më të rinj, të cilët shpesh janë më të arsimuar dhe të ekspozuar ndaj vlerave të barazisë përmes mediave dhe edukimit, kanë tendencë të jenë më të hapur ndaj ndarjes së barabartë të pasurisë. Në krahasim, brezat më të vjetër shpesh ruajnë norma tradicionale, të cilat favorizojnë trashëgiminë për meshkujt, veçanërisht për çështjet që lidhen me pronën familjare. Megjithatë, ky ndryshim nuk është uniform dhe shpesh ndikohet nga faktorë të tjerë, si niveli arsimor, urbanizimi dhe qasja në informacion.’’

Një shembull frymëzues vjen nga Hateme Kodraliu, e cila së bashku me 6 motrat tjera kanë trashëguar pronën në mënyrë të barabartë nga familja. Ajo ka theksuar se kjo e drejtë iu realizua.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne jemi 7 motra, dhe secilës iu është dhënë e drejta njësoj për të trashëguar. Ka qenë babai ai i cili ka vendosur ta ndaj pronën edhe për neve motrave ashtu sikurse për tre vëllezërit, pasi ka dashur të jetë i drejtë me të gjithë. Pavarësisht traditave në rrethin e gjerë, ku gratë pak ose fare nuk trashëgojnë pronën që u takon, dhe komenteve që ‘prona duhet t’i mbetet djemve’ ose ‘vajzat martohen dhe shkojnë në një tjetër familje’, këto sfida i kemi kaluar duke mos u ndikuar nga mendësitë e vjetra, dhe brenda familjes sonë nuk janë bërë dallime gjinore,” shprehet ajo.

Për Hatemen familja luan rolin kyç, që barazia gjinore të lulëzojë në Kosovë dhe trashëgimia pronësore në Kosovë nga vajzat të bëhet normë dhe jo vetëm vullnet personal.

‘’Mendoj se është e rëndësishme që prindërit të vendosin si normë që vajzat dhe djemtë të kenë të njëjtat të drejta, kjo do të ndikojë te brezat e ardhshëm. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që ligjet jo vetëm të ekzistojnë, por edhe të zbatohen në mënyrë më të rreptë.

Edhe Aulona Muhadri, e cila ka trashëguar pronë nga nëna e saj, thotë se për të, ky vendim nuk ishte rezultat i një beteje të gjatë, por një veprim natyral nga nëna e saj, e cila e kuptoi rëndësinë e barazisë në trashëgimi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne trashëgiminë time pronësore ka pasur ndikim direkt nëna ime. Ajo më ka dhënë pasuri të cilën e kam trashëguar në emrin tim,” tregon Aulona. Rasti i saj tregon se kur familjet vetëdijesohen dhe ndërgjegjësohen për të drejtat e vajzave, trashëgimia e barabartë mund të bëhet normë e re dhe jo përjashtim. Ajo thekson rëndësinë e pavarësisë ekonomike si çelës për fuqizimin e grave.

“Fillimisht, pavarësia ekonomike është çelësi për të cilin çdo grua duhet të luftojë. Çdo grua duhet të bëjë zgjedhje pa presion dhe pa u ndikuar nga dikush tjetër. Bej thirrje që çdo vajzë/grua të luftojë që zëri i tyre të dëgjohet për të drejtën e tyre për të trashëguar”, thotë ajo.

Edhe Hatemja beson se ndarja dhe marrja e pronës nga familja, jo vetëm që i fuqizon gratë, por edhe kontribuon në zvogëlimin e sfidave për brezat e ardhshëm.

‘’Mesazhi im për gratë është që të mos ndihen fajtore për të marrë apo kërkuar atë që u takon me të drejtë. Ligji është në anën e tyre, dhe është e rëndësishme që të flasin hapur me familjen, ose të kërkojnë mbështetje juridike nëse është e nevojshme dhe të mos dorëzohen përballë presionit shoqëror. Duke kërkuar të drejtën e tyre, ato jo vetëm që mbrojnë veten, por ndihmojnë edhe brezat e ardhshëm të grave që të mos përballen me të njëjtat sfida.’’

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa, një tjetër faktor i rëndësishëm që ndikoi në vendimin e familjes së Aulonës ishte përvoja e brezave të mëparshëm. Aulona përmend se gjyshi i saj nga ana e nënës nuk ka bërë dallime mes vajzave dhe djemve për ndarjen e trashëgimisë. Sipas saj ky shembull ka ndihmuar në ndryshimin e mendësisë brenda familjes dhe në respektimin e barazisë gjinore.

Ndërsa disa familje po thyejnë normat tradicionale, shumë gra ende përballen me sfida të shumta për të kërkuar të drejtat e tyre pronësore.

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës identifikon disa nga hapat kryesore që mund të ndikojnë në përmirësim të mëtejmë:

Fushata ndërgjegjësimi: Shoqëria civile mund të organizojë fushata që edukojnë gratë dhe familjet për të drejtat e tyre pronësore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mbështetja e grave ndërmjetësuese: Duhet rritur pjesëmarrja e grave në raste të natyrave të ndryshme, përfshirë komerciale.

Përmirësimi i qasjes në ndërmjetësim: Ofrimi i shërbimeve të ndërmjetësimit për komunitetet rurale dhe të margjinalizuara mund të ndikojë pozitivisht.

Promovimi i legjislacionit të barabartë: Institucionet duhet të sigurojnë që ligjet për trashëgiminë dhe barazinë gjinore të zbatohen në mënyrë rigoroze.

Aulona, e cila tashmë ka përjetuar një qasje të barabartë ndaj trashëgimisë, thekson rëndësinë e ndryshimit të mendësisë në shoqëri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Një ndryshim rrënjësor në mendësi është thelbësor. Vetëdijesimi i burrave dhe grave se trashëgimia pronësore është një e drejtë themelore do të ndikonte që më shumë familje të ndajnë pasurinë në mënyrë të barabartë.”

Ajo gjithashtu beson se informimi dhe edukimi janë çelësi për të ndryshuar realitetin e grave në këtë aspekt: “Informata, ndërgjegjësimi si dhe edukimi do t’i bënte gratë më të zëshme në këtë të drejtë.”

Ndryshimi në qasje ndaj trashëgimisë pronësore është më i dukshëm tek brezat e rinj. Sipas Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, të rinjtë që janë më të arsimuar dhe të ekspozuar ndaj vlerave të barazisë gjinore po i shohin ndryshe këto çështje. Aulona gjithashtu vëren këtë trend.

“Shumë të rinj, sidomos të moshës sime, kanë prona të krijuara vetë, por edhe të trashëguara nga prindërit. Kjo tregon një lëvizje drejt një të ardhmeje më të barabartë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për të forcuar këtë qasje të re, institucionet dhe shoqëria civile duhet të ndërmarrin hapa më konkretë në promovimin e barazisë gjinore në trashëgimi. Politikat dhe praktikat ligjore duhet të avancojnë duke krijuar kushte që gratë të jenë automatikisht përfituese të pronës, edhe kur heqin dorë nga trashëgimia.

Rastet si ajo e Hatemes dhe motrave të saj, si dhe Aulonës tregojnë se ndryshimi është i mundur dhe po ndodh. Gratë që kanë trashëguar pronë mund të shërbejnë si modele për të tjerat, duke frymëzuar më shumë familje që të thyejnë traditat dhe të pranojnë barazinë gjinore në trashëgimi.

Siç thekson Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, besimi brenda familjes dhe ndërgjegjësimi i komunitetit janë thelbësore për të kaluar barrierat tradicionale. Me një përkushtim të vazhdueshëm nga gratë, familjet dhe institucionet, mund të krijojmë një kulturë ku trashëgimia pronësore është një e drejtë e padiskutueshme për të gjitha gratë. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aulona muhadribarazia gjinoreLajme te miraoda e ndermjetesuesve te kosovesoptimizempermiresimsteriotipetthyerja e barrieravetop4tophome1Traditattrashegimia pronesore

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mbi 90% e votave të numëruara, ky është rezultati i partive politike
Artikulli i ardhshëm Studim i ri: Shafrani i Indisë mund të luftojë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

5 Shikime
Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

31 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

28 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?