katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    39 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    45 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    1 hour ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    46 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sugjerimet e Suzanne Podcast për javën e dytë të shkurtit – dashuri, pavarësi e kulturë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Sugjerimet e Suzanne Podcast për javën e dytë të shkurtit – dashuri, pavarësi e kulturë

Last updated: 10/02/2025 10:14 AM
107 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast
  1. katror.info>
  2. Katrori YT>
  3. Sugjerimet e Suzanne Podcast për javën e dytë të shkurtit – dashuri, pavarësi e kulturë

Shkurti osht muaj i dashnisë, pavarësisë dhe kulturës, me një kallabllak ngjarjesh të krejt shprehjeve të ndryshme artistike, prej muzikës, teatrit, baletit, muraleve, tipografisë – gjithçka!

Shkurti osht i shkurtë, ama lista e ngjarjeve kulturore osht e gjatë kësaj javë! Ka muzikë t’mirë rock nga Jericho, elektronikë nga kolektivi Kissmet që po sjellin DJ çiftin Craigie Knowes, Danielle, pastaj Greenlight Collective si duo Uran B dhe Armirin. Një festival premtus ka m’u organizu edhe në Brezovicën me borë i qujtun ‘Mirage Festival’ me dy ditë muzikë me performues Anna Tur, Joezi the plot tjerë. Kolektivi Delirio sjell zbavitje, muzikë dhe show dritash për Shën Valentin.

Edhe artet vizuele janë mirë të përfaqësume këtë javë me ekspozitë të artistit kontemporan Driton Selmanit në Tillt (vendin e Strellës), masnej keni një zbulim murali masiv me muzikë t’mirë në vend publik, organizume nga Sekhmet. Radio kolektivi ‘Kolektiv’ osht ka bo një festival me plot punëtori (tipografi, murale, tekstil, etj), shfaqje filmash dhe koncert nga bendi post-punk industrial ‘Ludwig Ludwig’. E nëse doni diçka pak ma klasike, shkoni në Tiranë pë balet/patinazh me shfaqjen e njoftun, super të bukur të ‘Liqenit të Mjellmave’.

Mundesh me e lexu edhe...

FFK organizon punëtori për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s 2026–2027

A ju thamë që çka s’ka!

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dëgju: Koncert nga ‘Jericho’ / Pallati i Rinisë, Prishtinë

Kush s’e njeh Jericho? Rock grupi kosovar osht themelu koxha moti, ka tash mbi 30 vjet, ama hala cepin, hala prodhojnë muzikë t’mirë, gjithmonë me inovacion n’muzikë dhe tekste, shpesh inspirume prej metallit, soundit shqiptar apo edhe muzikës spirituale. Me 15 shkurt, për nder të Ditës së Pavarsisë, kanë me performu në Pallatin e Rinisë, në ora 21, nën organizimin e Rave Travel.

Me kcy: Party për Pavarësi nga ‘Kissmet’ / Zone Club, Prishtinë

Craigie Knowes osht një duo muzikore nga Skocia, e njohun për bashkimin e elementeve kryesisht të muzikës house. Anëtarët e çiftit kanë koxha një sens me kriju tinguj ritmikë dhe melodikë që tërheqin adhuruesit e zhanrit nëpër festivale n’krej botën. Po vijnë në Zone me 16 shkurt me festu Pavarsinë me neve, e llajnapi e përfshin edhe Danielle prej Bristolit, kolektivin Lighthouse prej Kroacisë. organizatorët (kolektivi Kissmet) kanë mendu edhe për after, ku kanë me performu DJ-të e njoftun venali Armir dhe Uran B.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me kcy: Mirage Festival / Brezovicë

Skijimi e bora e adrenalina dimnore koxha shkojnë me muzikë t’çartë edhe po na vjen mirë me rekomandu ma n’fund një festival në Brezovicë. Fjala osht për Mirage Fest, që po mbahet me 15 e 16 shkurt. Edhe këtu ka llajnap interesant, me që po vjen prej Ibizës së nxehtë në malet e ftofta të Sharrit. Joezi osht një tjetër emën i madh francez i muzikës afro-house. Dy skena jon bo gati për ditën dhe natën (Narcis dhe Panorama), DJ’a ka edhe prej Kosovës (tung Mimi!) edhe Shqipnisë, edhe krejt tripi po doket koxhsa propozim atraktiv për këtë javë…

Me pa: Ekspozita ‘Red Hot Flag’ e Driton Selmani / Tillt, Prishtinë

Tillti osht radio stacion, ama osht edhe bar, ama osht edhe mini-galeri arti ku gjith sheh diçka fresh. Këto ditë mundeni me pa ekspozitën e Driton Selmanit, artistit të njoftun kosovar. Sipas udhërrefyesit narativ “kjo ekspozitë zbulon një koncept pune që rimagjinon ndërveprimin midis zanit, identitetit dhe rezistencës. Në thelbin e ekspozitës ndodhet bashkëpunimi i Selmanit me një rrobaqepës, ku qëndisma bohët një metodë e rrëfimit të historive—fijet e qëndisura me precizitet, tu lidhë histori, trupa dhe ide.” Super po doket, shkoni me i këqyr!

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

M’u inspiru: Zbulimi i muralit të ‘Project Space Sekhmet’ / Prishtinë

Prishtina koxha e ka të zhvillume skenën e grafitti dhe muraleve, plot të tilla zbukurojnë qoshet e ndërtesave dhe sjellin paparishikushmëri dhe pak thymje kreative prej lloqit, pluhnit dhe kaosit vizuel. Hapsina kreative Sekhmet ju ftojnë me e nda me juve muralin e tyne ma t’ri n’Project Space Sekhmet. E krijume prej Hanë Hazirit, ky mural e bjen n’jetë Sekhmet si “përfaqësim i fuqisë e feminitetit t’paturpshëm.” Zbulimi i muralit bohet më 12 shkurt 2025, prej 19:00, me pa muralin në Project Space Sekhmet, e organizatorët ju ftojnë me i taku artistët edhe me festu Sekhmet bashkë!

Me këqyr: Premiera e shfaqjes ‘Vojçeku’ / Teatri Hadi Shehu, Gjakovë

Qe një premierë intriguse teatrale, prodhume prej një kombinimi të vendalive dhe ndërkombëtarëve. Fjala osht për “Woyzeck”, një dramë e njoftun, e shkrume nga Georg Büchner që në Gjakovë vjen me regji nga Zana Hoxha, e cila eksploron tema si mjerimi dhe çmendunia. Në adaptimin e Jack Thorne (një prej dramaturgëve anglez ma të inskenum momentalisht), “historia vendoset në një realitet të dhimbshëm dhe brutal ku kufijtë midis dëshpërimit, dashnisë dhe çmendunisë, zhduken.” Historia përqendrohet te Woyzeck, një ushtar i varfun, dhe vështirësitë e tij në jetën e përditshme, ama që projekton to tema koxhsa universale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me kcy (e me dashuru): Party për Shën Valentin / AMC Hall, Prishtinë

Për kolektivin Delirio kemi shkrujt edhe ma heret. Janë eksperta të partyve me skenografi të larmishme, ndriçim mahnitës edhe muzikë eksplozive. Për Ditën e Dashnisë me 14 shkurt po vijnë edhe me një event, kështu që lirisht pritni shumë shigjeta të Cupidit, lightshow vizëllus, edhe zbavitje maksimale.

Me përjetu: Shfaqje baleti mbi akull ‘Liqeni i Mjellmave’ / Pallati i Kongreseve, Tiranë

Edhe një ngjarje për Shën Valentin, kësaj rradhe në Tiranë. Më 14 shkurt 2025, Pallati i Kongreseve në Tiranë ka një shfaqje (dy termine) të jashtëzakonshme, që bashkon artin, muzikën dhe mjeshtërinë e patinazhit. “Liqeni i Mjellmave,” e kompozuar nga mjeshtri i madh Pjotr Iljiç Çajkovski, vjen në një interpretim të veçantë mbi akull, tu kriju një përvojë mahnitëse për krejt moshat. Rrëfimin nashta e dini, një histori dashnie me plot dramë, të sjellë me elegancë nga artistë të talentuar të baletit dhe patinazhit. Spectapolis osht e njoftun për ngjarje mirë t’bome, kështu që ja vlen me kalu momente të dashnisë tu kqyr Mjellmat e njoftuna…

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me marrë pjesë: Festivali i arteve ‘Kolektiv Action’ / Prishtinë

Dhe krejt ne fund për kah rendi, por jo për nga randësia, po ju sjellim një festival tepër interesant me plot do punëtori që nuk bohën shpesh, prej turli fushave të artit, prej tufting me tekstil, murale duo tipografi, radio prodhim, shfaqje filmash, etj. Festivali Kolektiv Action mbahet gjatë gjashtë ditëve të kësaj jave, edhe jemi ka kqyrim edhe na ku të kyçemi, n’qfarë punëtorie t’marrim pjesë. Me 15 osht edhe një koncert i post punk electro industrial bandit dy-anëtarësh Ludwig Ludwig.

Marrë nga Suzanne Podcast./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:14 shkurti17 shkurtiAMC HalljerichoKatrori ytLiqeni i mjellmavepavaresiaShen ValentiniSuzanne Podcasttop1tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Presidentja Osmani në Paris për Samitin e Inteligjencës Artificiale
Artikulli i ardhshëm Britania po konsideron eksportimin e armëve në Kosovë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

6 Shikime
Kuriozitet

Medaljet olimpike këtë vit vlejnë më shumë se kurrë

30 Shikime
Lajme

Biblioteka Kombëtare shënon 18-vjetorin e Pavarësisë me ekspozitë dhe dokumentar

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?