CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë, i cili ndodhet në Selanik të Greqisë, ka shpallur mundësi për bursa për studentët nga Kosova për vitin akademik 2025-26. Programet e ofruara përfshijnë Bachelor, Master dhe MBA Ekzekutiv, dhe janë të fokusuar në fushat si Administrimi i Biznesit, Psikologjia, Shkencat Kompjuterike dhe Shkencat Humane, shkruan Katror.info.
Të gjitha programet janë në gjuhën angleze dhe ndjekin sistemin arsimor britanik, duke ofruar mundësi për diplomim nga Universiteti i York-ut, një institucion i njohur ndërkombëtarisht. Përveç studimeve të zakonshme, CITY College ofron gjithashtu një program MBA Ekzekutiv, i cili përfshin dy diplomë të dyfishta, nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut.
Kandidatët nga Kosova mund të përfitojnë bursa deri në 50% të tarifës së shkollimit, dhe mund të aplikojnë deri më 8 mars 2025. Po ashtu, një Ditë Informimi për bursat do të mbahet më 21 shkurt 2025 në Hotel Sirius në Prishtinë, ku interesuarit mund të regjistrohen për të mësuar më shumë rreth mundësive të studimit dhe aplikimit.
Për më shumë informacion, aplikantët mund të paraqesin dokumentet dhe të kalojnë një test të gjuhës angleze më 8 mars 2025 në Hotel Sirius.
Kandidatët e interesuar që dëshirojnë të marrin më shumë informacion rreth bursave mund të dërgojnë një email në: [email protected] ose york.citycollege.eu
/Katror.info