Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, i tha Associated Press se qeveria e re e Kosovës duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, shumica e të cilit aspirojnë t’i bashkohen BE-së.
“Ata e lidhin Bashkimin Evropian me të drejtat e njeriut, me sundimin e ligjit dhe me një jetë më të mirë. Për ta arritur këtë, qeveria e re duhet të punojë shumë, shumë aktivisht. Duhet bërë një punë e vështirë dhe duhet të realizohen reforma,” tha Ambasadori Orav për Associated Press.
Ai tha se shpreson që formimi j qeverisë së re të bëhet pa vështirësi.
Orav paralajmëron se qeveria e re duhet të punojë shumë dhe në mënyrë aktive.
“Bashkimi Evropian ka të bëjë me të drejtat e njeriut, me sundimin e ligjit dhe me një jetë më të mirë. Për ta arritur këtë, qeveria e re duhet të punojë shumë dhe aktivisht. Duhen bërë detyra të vështira shtëpie. Reformat duhet të bëhen”, tha ai për Associated Press.
“Normalizimi i marrëdhënieve është një domosdoshmëri për Kosovën dhe Serbinë”, tha ai.
Partia e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fitoi numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet parlamentare, por mbeti pa shumicë në Kuvend, duke e detyruar të kërkojë një aleat për të formuar qeverinë e ardhshme, sipas rezultateve paraprake të publikuara të hënën, shkruan AP.
Votimi i së dielës ishte kyç për të përcaktuar se kush do të udhëheqë Kosovën, ndërsa bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë mbeten të bllokuara dhe financimi i huaj për njërin nga vendet më të varfra të Evropës është i pasigurt.
Këto zgjedhje shënuan herën e parë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 që Kuvendi i Kosovës e përfundoi një mandat të plotë katërvjeçar. /Katror.info