katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Nis seanca për formimin e Qeverisë së re
    4 minutes ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    2 hours ago
    Reuters bën viral arinjtë e Mramorit
    2 hours ago
    E diel e vranët dhe me reshje shiu
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    2 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    24 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    1 day ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    2 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    3 hours ago
    Mona Lisa e Leonardo da Vinci, një figurë komplekse që i ngjan shumë një njeriu të ndërlikuar!
    2 days ago
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
    3 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Forumi i Filmit të Shkurtër dritarja e re për kineastët në “DokuFest”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Forumi i Filmit të Shkurtër dritarja e re për kineastët në “DokuFest”

Last updated: 12/02/2025 1:05 PM
130 Shikime
Shpërndaje
Foto: ECAL / Dokufest / Ilustrim

Forumi i Filmit të Shkurtër për tri ditë jo veç se do t’i pasurojë edicionet e “DokuFest”, por synon zhvillimin e industrisë së filmit, me theks në filmat e shkurtër. Është i vetmi i tillë në Ballkan dhe u dedikohet filmbërësve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Organizatorët kanë bërë të ditur se aplikimet për pjesëmarrje në Forum hapen më 1 mars deri në fund të muajit maj dhe se vetëm kineastët e vendeve të lartpërmendura mund të marrin pjesë. Me të synohet mbështetja dhe fuqizimi i tyre, shkruan Katror.info.

Festivalit ndërkombëtar të filmave të shkurtër dhe atyre dokumentarë “DokuFest” i bashkohet edhe një segment në programin e tij. Por ka shumë më shumë peshë se kaq. Forumi i Filmit të Shkurtër për tri ditë jo veç se do t’i pasurojë edicionet e tij, por synon zhvillimin e industrisë së filmit, me theks në filmat e shkurtër. Është i vetmi i tillë në Ballkan dhe u dedikohet filmbërësve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. 

Organizatorët kanë bërë të ditur se aplikimet për pjesëmarrje në Forum hapen më 1 mars deri në fund të muajit maj dhe se vetëm kineastët e vendeve të lartpërmendura mund të marrin pjesë. 

Mundesh me e lexu edhe…

Me të synohet mbështetja dhe fuqizimi i tyre. Eroll Bilibani, udhëheqës i “DokuLab” në “DokuFest” ka zbuluar agjendën e tri ditëve të edicionit të parë të Forumit. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Forumi do të zgjasë tri ditë. Një ditë është e dedikuar për punëtori, për zhvillimin e projekteve dhe për mundësinë e bashkëprodhimeve, një ditë do të mbahet një trajnim, që është ‘pitching training’ ku do të mësojmë se si t’i prezantojmë projektet, është në formën e punëtorisë. Ditën e tretë do të prezantohen para një komisioni vlerësues profesionist, e që përbëhet nga partnerët e Forumit”, ka thënë Bilibani për KOHË-n. 

Forumi është hapësirë për prezantimin e projekteve filmike para një audience më specifike. Bilibani ka thënë se publiku do të jetë i përbërë prej producentësh, programuesish festivalesh, partnerët medialë dhe jo vetëm. 

“Është platformë e dedikuar për filmbërës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pra në shtetet që Kosova ka marrëveshje bilaterale për bashkëprodhim, duke iu ofruar atyre mundësi për të propozuar projektet e tyre filmike dhe mundësinë për të bashkëprodhuar. Pra kultura e bashkëprodhimit të filmave të gjatë të jetë edhe për bashkëprodhim të filmave të shkurtër. Filmat e shkurtër në rajon kryesisht financohen vetëm nga një burim, që janë fondet e filmit”, ka thënë Bilibani.

Ka treguar se nëpërmjet Forumit synojnë të ofrojnë mundësi që kineastët të mund t’i prezantojnë projektet e tyre, të marrin këshilla nga profesionistë të filmit, të krijojnë lidhje të reja dhe për të gjetur edhe burime të tjera për financimin e filmave të tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për tri ditë, Forumi që mbahet në Prizren synon të jetë adresë kryesore e filmit të shkurtër në rajon. 

“Përfituesit do të jetë komuniteti i filmit, kineastët. Ne dëshirojmë të jemi adresa kryesore e filmit të shkurtër në rajon. Përveç filmit dokumentar mendoj se kemi ekspertizë të mjaftueshme dhe kemi bagazh të mirë që mund ta zhvillojmë më tej filmin e shkurtër e veçanërisht talentët nga Kosova, të cilëve besoj se këto lehtësime do t’u ndihmojnë shumë në zhvillimin e tyre personal dhe profesional”, është shprehur Eroll Bilibani i “DokuFestit”.

Partnerët e Forumit të Filmit të Shkurtër janë Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, televizioni “Yle”, “Italian Short Film Center”, “ShorTo Film Market”, “Documentary Association of Europe”, “Square Eyes”, si dhe Instituti skocez i dokumentarëve. 

Mbështetet përmes Programit “Forca Kreative” financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim për Zhvillim e Ambasadës Suedeze në Kosovë dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 
Bilibani ka thënë se Forumi ka ardhur si rrjedhojë e mbështetjes, gati pesëvjeçare Ambasadës dhe i asaj trevjeçare të Ministrisë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne gjithmonë kemi pasur dëshirë ta nisim por nuk kemi pasur fonde të qëndrueshme sepse forumet nuk bëhen vetëm për një vjet kur ke fonde. Tash pas kësaj mbështetje dhe granti trevjeçar i Ministrisë na ka dhënë mundësinë të fillojmë të zhvillojmë idenë që e kemi pasur. E kemi buçetuar për tri vitet e ardhshme dhe për dy vjetët e ardhshëm është plani”, është shprehur ai. 

Filmat e shkurtër i vlerëson si trampolinë për kineastët. 

“Për filma të shkurtër është një mundësi për herë të parë pasi filmat e shkurtër janë një trampolinë e mirë për kineastët, qoftë për të kaluar në film të gjatë, qoftë për ta zgjeruar rrjetin e tyre profesionist, për të qenë më të njohur në rrjetin ndërkombëtar, por mbi të gjitha është aspekti i bashkëprodhimit, pra nxitja e produksioneve për të bashkëprodhuar. Por edhe për të gjetur fonde të tjera”, ka thënë Eroll Bilibani.

Ka thënë se prezentë do të jenë Televizioni Kombëtar i Finlandës dhe rrjeti televiziv “Arte”. Një pjesë e veçantë e Forumit i kushtohet edhe distribuimit të filmit. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Përveç kësaj do të ofrojë edhe takime me ekspertë të industrisë të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi financimin si dhe mënyrat e bashkëpunimit me shtetet tjera pasi që Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëprodhimi. Si dhe është një element ku Kosova është e mangët për nga ekspertiza e distribuimit të filmave të shkurtër. E kemi një distributor, agjent të filmave të shkurtër i cili do ta japë një çmim në formë të distribuimit”, ka bërë të ditur Eroll Bilibani. 

Forumi u promovua në festivalin prestigjioz të filmave të shkurtër “Clermont-Ferrand” në Francë, që u mbajt prej 31 janarit deri më 8 shkurt. E promovimi i ngjarjes do të vazhdojë edhe në Berlinale e në Festivalin e Cannes, siç ka bërë të ditur Bilibani. 

“Së fundi është promovuar në ‘Clermont Ferrand’ në Francë, pasi Kosova ka marrëveshje bilaterale për bashkëprodhim me Francës. Përmes QKK-së do të promovohet në Berlinale përmes QKK-së dhe Qendrës së Filmit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Promovimi do të ndodhë edhe në Cannes pasi që edhe këtë vit do të jetë partner në ‘Cannes Docs’ dhe në ‘Short Film Corner’. Këto do të jenë mundësi të mira për promovim”, ka thënë ai. 

Projektet e përzgjedhura përfitojnë nga seminaret, mentorimet dhe nga mundësitë për të marrë çmime monetare dhe ato në formën e shpërndarjes së filmit apo tjetër. Po më 1 mars, kur hapet thirrja për kineastë, lansohen edhe çmimet e Forumit, bashkë me detajet më të hollësishme. 

Forumi mbahet në kuadër të programit të edicionit të 24-t të Festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” që sivjet mbahet prej 1 deri më 9 gusht. Festivali është në fazën e vlerësimit të filmave për përzgjedhje ndërsa thirrja për filma vazhdon të jetë e hapur./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nis seanca për formimin e Qeverisë së re
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    E diel e vranët dhe me reshje shiu
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A i ka Kurti numrat për formimin e qeverisë?
TAGGED:DokuFestdritarja e reforumi i filmit te shkurterkineastetlajme të miratop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova luan ndaj Ukrainës në Lituani
Artikulli i ardhshëm Play-off-i i Champions League: Dita e Milan-it dhe Bayern-it

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm

8 Shikime
Lajme të mira

Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare

12 Shikime
Lajme të mira

Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?