Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Marco Rubio, ka theksuar angazhimin në ndihmën e huaj, duke nënvizuar se Uashingtoni mbetet kontribuesi më i madh në ndihmat ndërkombëtare për zhvillim dhe stabilitet.
“Së pari, ne nuk do të tërhiqemi nga ndihma e huaj. Ne do të jemi të angazhuar në këtë drejtim. Unë besoj se ndihma e huaj e realizuar siç duhet është e dobishme për vendin, por ajo duhet të bëhet siç duhet,” tha Rubio në një intervistë për SiriusXM Patriot, shkruan Katror.info.
Rubio vlerësoi gjithashtu përpjekjet e administratës amerikane për të forcuar transparencën dhe efektivitetin e ndihmës ndërkombëtare.
“Qëllimi është shumë i thjeshtë: Të kalojmë të gjitha ndihmat tona të huaja – shumë prej tyre janë përmes USAID, disa janë përmes Departamentit të Shtetit; të identifikojmë ndihmën e huaj që ka kuptim, ndihmën që mbështet realisht vendin tonë dhe që mbështet interesat tona kombëtare; dhe pastaj të heqim ato [ndihma] që janë një shpenzim parash, ose në disa raste që janë kundër interesave tona kombëtare dhe interesave tona në mbarë botën. Kjo është ajo që ne po kalojmë tani,” theksoi ai.
Ndër programet kryesore që SHBA ka mbështetur janë zhvillimi i infrastrukturës, përmirësimi i sistemeve shëndetësore dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet me ekonomi në zhvillim.
Lexo intervistën e plotë këtu. /Katror.info