Më 12 shtator, Asambleja e Shtetit të Kalifornisë miratoi Projektligjin 244 të Senatit me një votim unanim 50-0, duke shënuar një moment historik për lëvizjen e “të drejtës për riparim”. Ky projektligj kërkon që kompanitë të ofrojnë akses në pjesë këmbimi, vegla, dokumentacion dhe softuer për pajisjet e prodhuara pas 1 korrikut 2021, për një periudhë prej tre vitesh për produktet me çmim midis 50 dhe 99.99 dollarë, dhe shtatë vitesh për ato me çmim mbi 100 dollarë.
Kalifornia bashkohet me Minesotën dhe Nju Jorkun si shteti i tretë që miraton legjislacionin e “të drejtës për riparim”. Duke qenë shtëpia e shumë kompanive të mëdha teknologjike dhe një nga shtetet më të populluara në SHBA, Kalifornia shpesh vendos tendencat legjislative që përhapen në mbarë vendin, shkuan The Optimist Daily, transmeton Katror.info.
Në mënyrë të veçantë, Apple kohët e fundit mbështeti publikisht këtë projektligj, duke ndryshuar qëndrimin e saj pas viteve kundërshtimi ndaj të drejtave të riparimit. Ky ndryshim qëndrimi përputhet me një trend më të gjerë ku rregullatorët po ushtrojnë presion mbi gjigantët e teknologjisë për të qenë më miqësorë ndaj riparimeve.
Miratimi i këtij legjislacioni pritet të hyjë në fuqi në korrik 2024, duke premtuar një të ardhme më të mirë si për konsumatorët ashtu edhe për mjedisin. /Katror.info
Përgatiti:
