katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    29 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    36 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    59 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    36 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Presidentja Osmani dekoron familjen Jashari me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Presidentja Osmani dekoron familjen Jashari me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë

Last updated: 18/02/2025 6:49 PM
172 Shikime
Shpërndaje
Foto: Vjosa Osmani - Facebook / Screenshot
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Presidentja Osmani dekoron familjen Jashari me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë

Në kuadër të festimeve të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka organizuar një ceremoni solemne ku ndau Dekorata Presidenciale. Gjatë kësaj ceremonie, ajo ka nderuar familjen Jashari, duke i njohur sakrificën e jashtëzakonshme të çdo anëtari të saj që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës, shkruan Katror.info.

Presidentja Osmani theksoi se ky 17-vjetor është një moment i shenjët për të nderuar historinë dhe sakrificën e kombit shqiptar, duke e bërë bashkë këtë moment të lavdishëm në një akt solemniteti. Ajo po ashtu theksoi se dekorimi është një akt që i njeh ata që e bënë Kosovën të lirë dhe të gjithë ata që vazhdojnë të kontribuojnë për të ardhmen e vendit.

“Në këtë ditë të shenjtë, në këtë moment solemn, ne nuk po përkujtojmë vetëm një datë – ne po nderojmë një epokë të lavdishme! 17 vjet liri, 17 vjet shtet, 17 vjet betejë për t’i treguar botës se Kosova është e përjetshme”, tha Presidentja Osmani.

Foto: Ekonomia Online

Mundesh me e lexu edhe...

Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit

Ajo shtoi se është e drejtë që komandantët dhe heronjtë si Adem Jashari dhe Hamza Jashari janë nderuar me Urdhrin Heroi i Kosovës, dhe se sot, titulli Hero i Kosovës iu ndahet edhe Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes Jashari. Me këtë rast, Presidentja njoftoi se, për herë të parë, familja Jashari si një e tërë do të dekorohen për heroizmin dhe sakrificën e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky moment, siç theksoi Osmani, është i rëndësishëm për të riafirmuar se shteti i Kosovës e nderon dhe respekton sakrificën më sublime të historisë moderne të vendit.

Presidentja Vjosa Osmani, në 17-vjetorin e Pavarësisë sonë gjithashtu ka ndarë titullin “Urdhri i Lirisë”, për gjithë familjen Jashari nga Prekazi.

Për kontributin dhe sakrificën “Urdhri i Lirisë” post-mortem iu dha dhe gjithë familjes Jashari e cila bashkë me të afërm e fqinj u vra barbarisht nga forcat serbe në mars të vitit 1998.

Dekorata me titull “Urdhri i Lirisë”, iu nda nga presidentja Osmani me motivacionin për kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës për betejën e Prekazit më 5,6,7 mars 1998.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari, tha se rruga deri te Pavarësia nuk ka qenë e lehtë, teksa falënderoi edhe shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën në shtet ndërtim.

“Jam e nderuar që jam në mesin e juaj për 17-vjetorin e Pavarësisë. Duke qenë sot që prezenca ime ka qenë me atë që përfaqësoj, po e nisë me thënien e Hamëz Jasharit, ku thoshte ‘ndoshta fitohet liria me laps po neve në Kosovë na mungojnë varrezat e dëshmorëve’. Populli i Kosovës gjithmonë ka dashur dhe kërkuar lirinë, rruga deri në 17 shkurtin e vitit 2008 nuk ka qenë e lehtë, është dashur edhe veprim edhe vet mohim, andaj faleminderit edhe kombeve që na kanë mbështetur dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës, sot me kënaqësi të veçantë pasi po nderojmë 59 dëshmorët e Prekazit”, u shpreh ajo.

Përveç familjes Jashari, Presidentja Osmani ka dekoruar edhe Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin me Urdhrin “Hero i Kosovës” për luftën e tyre të përbashkët për lirinë e Kosovës.

“Me të njëjtin frymëzim, sot i dorëzojmë Urdhrat Hero i Kosovës edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan – bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë të ngulitur në shpirt,” përfundoi Presidentja./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:17 vjetoriDekorimet presidencialeFamilja jasharilajmeliriaPavaresia e Kosovestop4tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pse kjo është një nga garat më të ngushta dhe më emocionuese në histori të çmimeve Oscar?
Artikulli i ardhshëm Përdorimi i kufjeve që bllokojnë zhurmën e jashtme mund të jetë i rrezikshëm për të rinjtë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri

3 Shikime
Lajme

Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së

7 Shikime
Lajme

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?