Timothée Chalamet mund të bëjë histori në Oscar më 2 mars, kur do të zhvillohet ceremonia e 97-të e Çmimeve të Akademisë në Teatrin Dolby në Hollywood.
Performanca e tij si Bob Dylan në filmin A Complete Unknown mund ta çojë atë në krye, duke thyer rekordin aktual të Adrien Brody, i cili fitoi çmimin për The Pianist në vitin 2003 në moshën 29 vjeçare dhe 343 ditë.
Chalamet, që do të jetë 29 vjeç dhe 65 ditë gjatë natës së Oscar-ëve, po ashtu është përballë me një rival të fortë, Adrien Brody, i cili është gjithashtu i nominuar këtë vit për The Brutalist.
Edhe pse gjithçka mund të ndodhë deri në fund, Brody ka fituar tashmë disa çmime të rëndësishme, si Golden Globe, Critics Choice dhe BAFTA, duke e bërë betejën për Oscar më interesante, shkruan Billboard, transmeton Katror.info.
Ky është nominimi i dytë për Chalamet për Aktorin më të Mirë, pas nominimit të tij të parë në moshën 22 vjeçare për Call Me By Your Name. Ai është një nga aktorët më të rinj të nominuar për këtë kategori.
Fituesit më të rinj në kategoritë kyçe të Oscar ndër vite
- Aktori më i Ri: Adrien Brody, 29 vjeç, 343 ditë për The Pianist.
- Aktorja më e Re: Marlee Matlin, 21 vjeç, 218 ditë për Children of a Lesser God.
- Aktori Mbështetës më i Ri: Timothy Hutton, 20 vjeç, 227 ditë për Ordinary People.
- Aktorja Mbështetëse më e Re: Tatum O’Neal, 10 vjeç, 148 ditë për Paper Moon.
- Kënga më e Mirë Origjinale: Markéta Irglová, 19 vjeç, 361 ditë për Once.
- Regjisori më i Ri: Damien Chazelle, 32 vjeç, 38 ditë për La La Land.
- Scenaristi më i Ri Origjinal: Ben Affleck, 25 vjeç, 220 ditë për Good Will Hunting.
- Scenaristi më i Ri i Përshtatur: Charlie Wachtel, 32 vjeç për BlacKkKlansman.
- Çmimi Nderi: Shirley Temple, 6 vjeç, 310 ditë, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kinematografi.
Ky pasqyrë tregon se talenti i madh mund të bëjë histori në çdo moshë, dhe se aktorët dhe krijuesit më të rinj shpesh janë ata që lënë shenjën e parë në industrinë e filmit. /Katror.info
Përgatiti:
