katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    39 minutes ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    38 minutes ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    37 minutes ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    10 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    10 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    10 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    7 days ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    6 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    10 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Fuqia e Miellit: Fushata për të sjellë ‘bukën e vërtetë’ tek më shumë njerëz në Britaninë e Madhe
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life StyleStory

Fuqia e Miellit: Fushata për të sjellë ‘bukën e vërtetë’ tek më shumë njerëz në Britaninë e Madhe

Last updated: 26/02/2025 10:44 AM
80 Shikime
Shpërndaje
FOTO E EDITUAR /POSITIVE NEWS /LAURIE FLETCHER
  1. katror.info>
  2. Life Style>
  3. Fuqia e Miellit: Fushata për të sjellë ‘bukën e vërtetë’ tek më shumë njerëz në Britaninë e Madhe

Buka është një ushqim i domosdoshëm në çdo shtëpi, por shumë njerëz nuk kanë mundësi të blejnë një bukë cilësore. Fushata ‘Real Bread’ ka marrë përsipër ta ndryshojë këtë realitet.

Me një bollëk lojërash fjalësh dhe një përkushtim të palëkundur ndaj bukës më të mirë, fushata ‘Real Bread’ synon të përmirësojë cilësinë e bukës për të gjithë.

Pavarësisht nëse ju intereson ushqimi lokal, etiketimi i drejtë, gatimi si terapi apo thjesht shija e një tosti të përkryer, kjo fushatë ka diçka për ju, shkruan Robert Penn, transmeton Katror.info.

Mundesh me e lexu edhe...

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

Shokët janë ata me të cilët ndajmë bukën. Fjala vjen nga frëngjishtja e vjetër compaignon, që do të thotë ‘ai që ndan bukën me një tjetër’, dhe buron nga latinishtja com [së bashku me] dhe panis [bukë]. Nga spanjishtja dhe italishtja deri te finlandishtja dhe rusishtja, kjo fjalë gjendet në shumë gjuhë, duke dëshmuar se buka na lidh jo vetëm në mënyrë fizike, por edhe simbolike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fushata ‘Real Bread’ në Mbretërinë e Bashkuar ka 15 vite që punon për ta bërë bukën më të mirë për njerëzit dhe për planetin. Me një vizion që prek politika publike, edukimin, shëndetin, bujqësinë dhe prodhimin ushqimor, kjo nismë bazohet në një përkufizim të thjeshtë dhe të qartë të ‘bukës së vërtetë’: një bukë e bërë pa agjentë kimikë për fryrje, pa ‘ndihmës përpunimi’ apo aditivë të tjerë.

“Më pëlqen të di që po ndihmojmë gjithnjë e më shumë njerëz të shijojnë ushqim të shëndetshëm, ushqyes dhe pa aditivë,” thotë Chris Young, koordinator i fushatës që nga viti 2009.

“Më gëzon kur dëgjoj për kënaqësinë dhe ndjenjën e arritjes që njerëzit përjetojnë duke bërë bukën e tyre, dhe ta shoh këtë në buzëqeshjet e tyre. Ndihem mirë që puna jonë po ndihmon në krijimin dhe zhvillimin e bizneseve të vogla e të suksesshme. Më motivon fakti që promovojmë veprime të mira për mjedisin, për ekonomitë dhe komunitetet lokale, për shëndetin e njerëzve dhe një aspekt që ndonjëherë e harroj sepse është subjektiv për shijen e mrekullueshme”, tha ai.

Si pjesë e organizatës bamirëse për ushqim dhe bujqësi Sustain, fushata ‘Real Bread’ drejton një sërë projektesh dhe iniciativash që mbështesin vizionin e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një nga misionet kryesore të fushatës është lobimi pranë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për miratimin e një ligji të quajtur Honest Crust Act, i cili synon përmirësimin e përbërjes, etiketimit dhe standardeve të marketingut të bukës. Kjo do t’u mundësonte konsumatorëve të bënin zgjedhje më të informuara mbi atë që blejnë.

Në të kaluarën, projekte si ‘Together We Rise’ kanë promovuar pjekjen e bukës si terapi sociale, ‘No Loaf Lost’ ka ndihmuar furrat e vogla të reduktojnë mbetjet ushqimore, ndërsa ‘Knead to Know’ është një udhëzues për mikrofurra.

Një nga iniciativat më të njohura është ‘Sourdough September’, e cila inkurajon njerëzit të blejnë ose të bëjnë vetë bukë tharmi pa aditivë.

Ndërkohë, projekti ‘Bake Your Lawn’ i ndihmon fëmijët të kuptojnë se buka e vërtetë fillon në një fushë, jo në një fabrikë. Me vetëm një grusht gruri dhe një metër katror tokë, ky program udhëzon mësuesit dhe prindërit që t’u mësojnë fëmijëve procesin e bukëbërjes nga fara deri te sanduiçi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: LAURIE FLETCHER

Më shumë se 10,000 fëmijë kanë përfituar nga projektet ‘Bake Your Lawn’ dhe ‘Lessons in Loaf’.

Një nga ambasadoret e fushatës, Marcia Harris, punon në një shkollë në Islington, Londër, ku prej disa vitesh ka përfshirë nxënësit në procesin e bukëbërjes. Së fundmi, ajo ka nisur të rrisë grurë me nxënësit dhe ka siguruar një furrë profesionale për të pjekur bukën e prodhuar prej tyre.

“E kemi instaluar dhe do të fillojmë projektin tonë të parë të madh në prill,” thotë ajo.

“Ende po punojmë për të gjetur mënyrën më të mirë për ta shfrytëzuar sa më shumë”, shton ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në planet e saj përfshihen organizimi i punëtorive për prindërit dhe fëmijët, si dhe krijimi i mundësive që nxënësit të provojnë të jenë bukëpjekës një herë në javë.

“Gjithashtu, do ta përdorim furrën si një aktivitet kyç për punë individuale dhe në grup, duke u fokusuar në zhvillimin social dhe emocional”, tha ajo tutje.

“Buka e vërtetë nuk duhet të mbetet një sekret i fshehur nga fëmijët apo nga askush tjetër,” thotë me pasion Chris Young.

“Është e vërtetë që furrat e vogla të bukës së vërtetë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në gjallërimin e lagjeve tona, nuk mund ta shesin bukën e tyre me të njëjtin çmim si një supermarket që shet një produkt të përpunuar me aditivë. Por vlera e vërtetë e bukës shkon përtej çmimit”, thekson ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Buka e vërtetë nuk duhet të jetë një privilegj i fshehur nga fëmijët apo nga askush tjetër.

Chris Young beson se rruga më e mirë është ‘shtrirja në gjerësi’ sesa zgjerimi në madhësi. Ai shpiku termin sourfaux disa vite më parë për të shprehur shqetësimin ndaj kompanive të mëdha që prodhojnë dhe shesin versione të ndryshme të bukës së vërtetë në supermarkete.

Sipas tij, për të ndërtuar një sistem më të drejtë dhe të qëndrueshëm, duhet të fokusohemi te shumë iniciativa të vogla në vend të pak gjigantëve të industrisë: më shumë mikrofurra, një rrjet më i gjerë i grurit rajonal jo-komercial, më shumë mullinj aktivë dhe një mozaik fermash organike që kultivojnë varietete tradicionale të grurit në shkallë të vogël.

Young është veçanërisht i frymëzuar nga rritja e rrjeteve rajonale të grurit sot janë tetë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një në Irlandë të cilat lidhin fermerët, bukëpjekësit dhe prodhuesit e birrës për të krijuar ‘bukë më të mirë’.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në fakt, frymëzimi është kudo që të shikosh këto ditë,” thotë Young me entuziazëm.

Nga një listë e gjatë, ai përmend UK Grain Lab, School of Artisan Food dhe furrat The Clink dhe Freedom, të cilat trajnojnë të burgosurit në zanatin e bukëpjekjes.

“Ka aq shumë iniciativa,” thotë ai duke qeshur, ndonjëherë më duket sikur duhet të them që buka e vërtetë është në rritje, por tani për tani, vërtet po ndodh”, përfundon ai. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:Bake Your LawnChris YoungfurrafushataHonest Crust ActiniciativaIslingtonkomunitetiLondërMarcia HarrismësuesitmulliriNo Loaf LostprindëritprogramReal BreadTogether We Rise

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Raportohet se SHBA dhe Ukraina janë pajtuar për kushtet e marrëveshjes për minerale
Artikulli i ardhshëm Edi Gusia emërohet drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

7 Shikime
Life Style

Ndryshime të reja në App Store: Apple dhe Google angazhohen për më shumë transparencë

33 Shikime
Life Style

A duhet të përdorim AI për këshilla mjekësore?

51 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?